Në 133 ditë që Deamishel ka qenë në shtëpi, mamaja e saj ka dërguar çdo ditë mesazhe në Whatssup-in e saj.
Disa prej mesazheve, u shfaqën mbrëmjen e sotme në ekran, ku këto copëza kishte mundësi t’i lexonte edhe Dea.
Ajo u përlot teksa lexoi mesazhet e së ëmës dhe u shpreh se e ka marrë shumë malli për mamanë. Finalistja u surprizua nga mamaja e saj dhe të dyja u përqafuan me mall pas 133 ditësh.
“Kam pësuar transformim shpirtëror”/ Deamishel surprizohet
Deamishel kishe plot 133 ditë pa e takuar të ëmën. Gjatë këtij rrugëtimi, në shtëpi ajo ka patur mundësi të takojë vetëm të atin, vëllanë, gjyshen dhe dy kushërirat e saj.
Deamishel është një nga finaistët që është bërë pjesë e programit më datë 24 dhjetor të vitit 2022, duke mbushur plot 133 ditë brenda në shtëpi.
Deamishel tha se nuk ka dashur në asnjë moment të nxisë dhunë apo urrejtje dhe se nuk ka luajtur në asnjë moment gjatë rrugëtimit të saj.
“10 mijë lekë benzinë dhe 4-5 xhiro”, DJ Vicky: Klipi i këngës “Nallanet” me Mumajesin më i liri në Shqipëri
Ajo shtoi se gjithmonë e ka shfaqur vetën siç është dhe fakti që publiku e ka votuar për të dërguar deri në finale, e bën të ndihet e vlerësuar.
Finalistja tha se ky rrugëtim ka qenë një lëmsh emocional dhe se ky format ta ndryshon jetën dhe se është eksperiencë e jashtëzakonshme.
Deamishel tha se ka pësuar një transformim shpirtëror gjatë qëndrimit në shtëpi, e sidomos në një moment kur ajo mendonte se nuk meritonte asgjë të bukur.