“E priti poshtë pallatit”, arrestohet pedofili nga Berati që ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren (Emri)

Ishte duke u kthyer nga shkolla dhe po shkonte në shtëpi. Poshtë pallatit e priste pedofili. 59 vjeçari Fatmir Protopapa e ka ndaluar 13 vjeçaren dhe ka kryer veprime të turpshme.

Vajza ka mundur të largohet, duke u ngjitur në banesën e saj. Menjëherë i ka treguar nënës për atë që kishte ndodhur.

Të dyja kanë shkuar në polici dhe e kanë denoncuar pedofilin. Menjëherë pas kallëzimit, policia e Beratit ka arrestuar 59 vjeçarin ndërsa po vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Mësohet se Fatmir Protopapa është i martuar, baba i dy fëmijëve. Burime bëjnë të ditur se 59 vjeçari njihet si person problematik në lagjen ku banon, në qytetin e Beratit. Qytetarët thonë jashtë kamerës se i njohjin si manjak seksual, por ndaj tij nuk ka patur denoncime në polici.

Të Enjten qeveria propozoi ndryshime në Kodin Penal të cilat pritet të miratohen në Parlament. Kush kryen krime kundër fëmijëve apo dhe dhunë në familje, nuk do të përfitojë gjykim të shkurtuar.

Latest articles

Related articles