Sako apo Cara? Lavdrim Lita: Durrsakët të paparashikueshëm…

Gazetari Lavdrim Lita tha për “Now me Erla Mëhillin” se gara në Durrës është e dukshme, duke iu referuar dhe garave në vitet më herët ku diferenca e votave ka qenë e vogël.

Ai e kishte të pamundur të bënte një parashikim se kush do e fitonte bashkinë e Durrësit.

“Zonja Sako është garancia e PS-së dhe e gjithë trashëgimisë që ka bërë Partia Socialiste me të mirat dhe të këqijat në qytet për 16 vite. Pjesë e kësaj trashëgimie janë dhe dosjet e sekuestruara në SPAK jo vetëm për pandeminë, për pallatet e shembura, cilësinë e dobët të betonit apo një sërë problematikash të tjera për të cilat zonja Sako nuk ka ndonjë përgjegjësi, megjithatë problematikat ekzistojnë. Ka hetime dhe duhet të dini që edhe raportet e KLSH-së e nxijnë në 16 faqe bashkinë e Durrësit për një sërë problemesh, shkeljesh dhe këto duhet të adresohen, nuk janë çuar në prokurori, por duhen adresuar nga an administrative,” – u shpreh gazetari.

Lita theksoi se durrsakët janë shumë introvertë dhe nuk e deklarojnë hapur votën, ndaj dhe nëpër sondazhe nuk mund të lexohen qartë.

Latest articles

Related articles