Hekurudha Tiranë-Durrës. Pritet të përmbyllet në 2024, koha e udhëtimit 22 minuta

Në 2024-ës përfundon projekti për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se falë kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Po ashtu, Rama deklaron se falë këtij projekti, qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti me kosto më të ulët dhe pa ndikim në mjedis.

“Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024

Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis. Falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Latest articles

Related articles