Anila Toto, intelektualja vlonjate që kandidaton për PD në Këshillin Bashkiak Vlorë

Anila Toto është një poete qytetare dhe një personalitet publik me kontribute.  Anila ka lindur më 12/6/1973 në qytetin e Vlorës në një familje patriotike e me dashuri për dijen, artin, kulturën.

Znj. Toto ka vendosur të jetë kandidate për Këshillin Bashkiak të Vlorës për Partinë Demokratike. Ajo është një qytetare e angazhuar dhe kujdeset për të mirën publike.

Ajo studimet i nisi më 1991 në degën “Veterinari”, por u detyrua t’i ndërpresë e më pas të studiojë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Dega Mësuesi, ku kreu dhe Masterin po në këtë degë. Pasioni dhe dashuria e saj më e madhe është poezia, arti, letërsia.

Ka botuar dy libra: “Magjia e Dritës” dhe “Nga vise të bukura shpirti”.

Ka fituar Çmimin “At Gjergj Fishta” në 150 vjetorin e lindjes së tij; Çmimin e parë nga Klubi “Petro Marko”, 2014 në konkursin nga të gjitha trevat e Shqipërisë; Çmimin e Tretë në Konkursin poetik në 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë; Çmimin e Tretë në Konkursin poetik mbarëkombëtar në Durrës; Çmimin e Parë në Festivalin e Fëmijëve “Trinkle Trinkle” më vitin 2022dhe 2023 përkatësisht me këngët “Të mbaj në duar”, dhe “Zëri i Jetës”.

Disa çmime të treta, marrë pjesë në disa antologji etj!

Është fatmirësi jo vetëm për Anilën, por edhe për poezinë e qytetit që parathënien e vëllimit poetik “Nga vise të bukura shpirti” ia ka thurur liriku i madh i poemave Bardhyl Londo i paharrueshëm. Që në fillim ai shprehet: “Ka një poezi Anila Toto, kushtuar atit të saj të shtrenjtë, e cila fillon me vargun brilant “ti vije nga vise të bukura shpirti”. Që kur e kam lexuar për herë të parë goditja ishte tamam si një vetëtimë që bie, ndriçon, shkëlqen dhe të tërheq vëmendjen sepse ajo shkarkohet në një qiell dhe horizont të pastër dhe të kaltër kur ti nuk e prisje fare… Poezia e Anila Totos të kujton, në kuptimin më të mirë të fjalës, Diogjenin e famshëm që kërkonte me një kandil në mes të ditës, pikërisht njeriun”. Mbase më mirë se ai, nuk do të dinim as ne të shpreheshim.

Latest articles

Related articles