Zhaklin Lekatari kundër martesës së Luizit me Kiarën: Ai nuk e di se çfarë…

Zhaklin Lekatari, opinionistja e Big Brother Vip ka komentuar së fundmi gjatë një interviste propozimin për martesë që Luizi i bëri Kiarës.

Lidhur me ketë situatë, Zhaklina tha se ky vendim i çiftit për martesë i duket i frikshëm, teksa shtoi se dyshja mund ta kenë bërë këtë gjest nga presioni i lojës.

Më tej opinionistja tha se ka shumë arsye pasi sipas saj dy njerëz që janë njohur brenda një format duhet t’i japën njëri-tjetrin më shumë kohë për tu njohur me dinamikat dhe përgjegjësitë pa qenë në lupën e kamerave.

“Nuk mendoj që është vetëm te seksi çështja. Dy njerëz që janë njohur brenda një formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njeri-tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësitë e veta, pa lupën e kamerave.

Martesa është një pakt, një kontratë dhe është një hap që duhet menduar mirë sepse nis një dimension i ri. E kam parë si përgjegjësi të madhe prandaj dhe nuk jam martuar. Unë nuk futem dot brenda ndjenjave të njerëzve por bazuar në eksperiencën time nuk e shoh të pëlqyeshme që dy njerëz pa u njohur 100% të hedhin një hap kaq serioz për të ardhmen e tyre.”- tha Zhaku.

Sakaq, opinionistja nuk mundi ti shmangej dot edhe temës lidhur me popullaritrtin që Luizi ka marrë, dhe faktin se si publiku i ka interpretuar si kulme kritikat e saj ndaj tij, teksa gjithashtu u shpreh se Luizi knuk e ka idenë se çfarë ndodh jashtë teksa Kiara ka dalë dy herë nga spektakli.

“Njëri nga ata jeton aty brenda mikrokozmosit të tij dhe se si do të jetë sjellja e tij, përshtypjet, feedbacku që do marrë jashtë këtë ne do ta shohim. Unë nuk do të doja të martohesha më një njeri që nuk e di se si është jeta jashtë. Luizi nuk e di çfarë përfaqëson jashtë as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja seksuale është pjesë shumë e rëndësishme, nëse e shijon, keni energjinë e njëjtë, për të kuptuar nëse energjia është aty ku duhet të jetë. Më duket e frikshme ky hap i tyre,” shtoi ajo.

Latest articles

Related articles