Fatlind Ahmetaj, i dënuar më parë për vjedhje dhe për mashtrim është vënë në pranga nga blutë e Tiranës, pasi kishte hedhur në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. Burimet nga policia bëjnë me dije se falë operacionit të koduar “Dollars” janë sekuestruar kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.
Policia, marrë shkas nga disa kallëzime për një qytetar që hidhte në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, finalizuan operacionin policor të koduar “Dollars”.