Ndryshime të thella në ligjin për Tatimet. Ja projektligji i ministrisë së Financave

Nga Armando META

Ndryshime të thella në ligjin për Tatimet. Me propozim të ministrisë së Financave, qeveria ka miratuar rregulla të reja, në lidhje me tatimin mbi të ardhurat e personave fizikë dhe entiteteve, si dhe tatimin mbi të ardhurat nga trashëgimitë, dhurimet dhe fitimet nga lojërat e fatit.

Qëllimi i këtij ligji, që publikohet nga rtsh.al., është hartimi i një kuadri ligjor mbi përcaktimin e rregullave për vendosjen, deklarimin dhe mbledhjen e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi të ardhurat e korporatave, si dhe të tatimit të mbajtur në burim të të ardhurave.

Në ligjin për tatimet, ajo që bie në sy është publikimi i tabelës së tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi për periudhën nga 1 qershor 2023 deri më 31 dhjetor 2023. Nëpërmjet një dispozite kalimtare, afati kohor i aplikimit të tatimit mbi të ardhurat do të jetë vetëm për 6 mujorin e dytë të vitit 2023.

Tabela përfshin të ardhurat nga paga në lekë/muaj; të ardhura e tatueshme në lekë/muaj; norma tatimore në përqindje/mujore

Sipas tabelës, për të ardhura nga 0- 30.000- 35.000 deri 50.000 lekë, norma tatimore në përqindje/mujore do të jetë 0%. Nga 50 001 deri në 60 000 do të jetë 13% të shumës mbi 35 mijë lekë. Nga 30 001 deri në 200 000, 13% e shumës. Nga 60. 000 deri 200. 001 mijë e më tepër, 22. 100+ 23% të shumës mbi 200. 000 lekë.

Norma tatimore

Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:

Baza tatimore vjetore

Norma tatimore 0 – 2 040 000 lekë 13%

Mbi 2 040 000 lekë 23% 2.

Baza tatimore vjetore

0 – 14 000 000 lekë 15% Mbi 14 000 000 lekë 23% Të ardhurat nga investimi tatohen me normat e mëposhtme:

a) të ardhurat nga dividentët 8%;

b) çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%.

E ardhura e tatueshme

Të ardhurat e mëposhtme konsiderohen si të ardhura të tatueshme të një tatimpaguesi të tatimit mbi të ardhurat personale:

a) të ardhura nga punësimi;

b) të ardhura nga biznesi;

c) të ardhura nga investimet.

Të ardhura që nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale

Të ardhurat e mëposhtme nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale:

a) të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;

b) ndihmat ekonomike nga buxhetet publike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës në fuqi;

c) të ardhurat e përjashtuara në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë;

ç) kompensimet financiare të paguara për pronarët e pronave si shpërblim për shpronësimet e bëra nga shteti për interesa publike, ose ishpronarëve për shpronësimin e pronës së tyre në të kaluarën;

d) kompensimet financiare të paguara ish-të dënuarve politikë dhe pasardhësve të tyre;

dh) shpërblimet dhe çmimet e dhëna nga institucionet shtetërore për arritje në shkencë, sport, kulturë;

e) bursat e nxënësve dhe të studentëve;

ë) përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, përfitimet për dëmshpërblimet nga kontrata e sigurimit, të marra në zbatim të ligjit në fuqi për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore;

f) të ardhurat nga mbështetja me grante dhe subvencione në bujqësi dhe blegtori me fonde të buxhetit të shtetit ose burime të tjera.

Të ardhurat nga punësimi

Të ardhurat nga punësimi përfshijnë:

a) pagat, shpërblimet dhe përfitimet që rrjedhin nga marrëdhënie punësimi ose të ngjashme me to, përfshirë transferimin apo huazimin e punonjësve, pavarësisht nëse këto marrëdhënie janë aktuale, të ardhshme ose të kaluara, dhe ku tatimpaguesi është i detyruar të ndjekë udhëzimet e paguesit të të ardhurave në mënyrë që të marrë pagesën apo shpërblimin;

b) shpërblimet e drejtorëve, shpërblimet si anëtar i bordit të drejtorëve ose i organit ligjor të një shoqërie, si dhe shpërblimet për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;

c) shpërblimet dhe përfitimet e paguara nga shoqëria për ortakun e saj për punën e kryer për këtë shoqëri;

ç) të ardhurat e fituara nga një individ i vetëpunësuar nëse 80 për qind ose më shumë e të ardhurave të fituara merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm.

Të ardhura të përftuara nga punësimi nuk do të konsiderohen si të tilla në rastet kur:

a) vlera e ushqimeve të konsumuara, pijeve joalkoolike, pajisjet e punës, trajtimi mjekësor dhe përfitime të tjera të parashikuara, në ambientet ku operohet nga ose në emër të një punëdhënësi, janë të disponueshme për të gjithë të punësuarit në kushte të ngjashme dhe krijojnë kushte më të mira pune për të punësuarit;

b) rimbursimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit dhe dietat e udhëtimit, paguhen në bazë të procedurës së përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, apo akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji;

c) kompensimet për punonjësit në rast të sëmundjeve, fatkeqësive apo vështirësive të jetesës sipas parashikimeve në legjislacionin përkatës në fuqi dhe dispozitave të akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji;

ç) kontributet për sigurimin e jetës, shëndetit dhe aksidenteve në punë;

d) të ardhurat që rrjedhin nga pagat dhe kompensimet për marrëdhëniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose të ngjashëm të vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me konventat apo marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, pranuara ose nënshkruara nga Republika e Shqipërisë apo Këshilli i Ministrave, gëzojnë statusin diplomatik.

Latest articles

Related articles