“Dhunimi i varreve të Haklajve”- Reagon ashpër Azgan Haklaj: I bëjnë vetëm sllavët

Ish-deputeti Azgan Haklaj, ka dënuar dhunimin e varreve të të afërmve të tij në Tropojë. I ftuar në Euronews Albania, ai tha se varret në kodrën e Haklajve, janë dhunuar disa herë, me akte nga më të pashembullat në histori.

Haklaj theksoi se këto gjeste të shëmtuara i bëjnë vetëm sllavët dhe jo shqiptarët.

“Ju duhet ta kishit nis emisionin zonjë me dhunimin e varrezave. Beteja për varrezat është akti më i shëmtuar më i pashembullt në hitori. Varret i dhunojnë vetëm sllavët, serbët, maqedonasit dhe grekët. Janë dhunuar disa herë varret e Haklajve. Aty nuk është vetëm një varr i dhunuar, atje është dhunuar krejt kodra e Haklajve, ku janë bërë beteja legjendare me pushtuesit e shumtë”, tha Haklaj.

Latest articles

Related articles