Senatori amerikan Chim Pecs kritikon Berishën për lobimin në ShBA

Senatori amerikan i distriktit të Kamzas në USA Mr. Chim Pecs ka kritikuar Sali Berishën pse ai ka pajtuar lobues në Amerikë.

Senatori Pecs shkruan:

Jam i zhgënjyer nga lexhenda e demokracis prof.dr.asc Sali Berisha, pasi ai premtoi luftë ballore deri në rrëzimin e Sorosit. Tani ai shkon e kontrakton lobistë, kur ne e dime aq mirë se lobimi është mekanizëm korrpsioni i Soros. Jam shumë i trishtuar, i vetmi njeri ku bota kishte shpresë për rikthimin e votës së lirë me programin “Vota 26 maj 1996”, shkoi e u dorëzua te Establishmenti Global. Si munde të na e bësh ketë z.Berisha? Si po e le botën pa pluralizëm dhe votë të lirë? Ti premtove që nuk do merresh me lobim? Si nuk e mbajte fjalën? Miq unë dyshoj se ky nuk është Berisha i vërtetë. Ky është sozia e tij. Kam dyshime se Sorosi ka rrëmbyer Berishën e vërtetë dhe e mban të burgosur në një ishull. Berisha i vërtetë sdo na tradhëtonte kështu..”

Mr. Chim Pecs, senator amerikan, republikan dhe pro berishian i distriktit Kamzas.

Latest articles

Related articles