Evi Kokalari: Meta dhe Ahmetaj financojnë portale për të më goditur, janë e keqja e Shqipërisë

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka bërë një shënim të gjatë në rrjetet sociale duke marrë shkas një intervistë e Sali Berishës te gazetari Ylli Rakipi.

“Ore, tha gjë Berisha mbrëmë tek Ylli Rakipi, që i ofrova Kokalarit pozicion (post) në PD, dhe nuk donte vetë? Po e tha. Mirë shumë! Argumenti banal që unë i jam kthyer Berishës dhe PD-së se nuk mora post në parti, besoj se mbyllet këtu!”, e nis shkrimin e saj Kokalari.

Aktivistja më pas ka sulmuar Ilir Metën dhe ish-ministrin socialist, Arben Ahmetaj. Kokalari vë bë dukje se Meta, por dhe Ahmetaj financojnë portale për ta goditur atë, pasi sipas saj, ka qenë pengesa kryesore në planet e Metës për të marrë kontrollin e PD-së nëpërmjet Belind Këllicit.

“Në fakt veprimet e mia kanë të bëjnë direkt me Metën. Metën, dora vetë, që po gllabëron elektoratin nëpërmjet PD-së, dhe që është komplet mbas promovimit të Këlliçit, nëpërmjet të cilit donte të merrte kontrollin e Partisë Demokratike.

Meta e di shumë mirë që unë kam qenë pengesa kryesore në planet e tij dhe di gjithashtu dhe kapacitetin tim në të dyja anët e Atlantikut, prandaj që vjet në verë nisi një fushatë të pisët ndaj meje

Nga ana tjetër, Meta është shprehur privatisht se ‘ajo nuk blehet, ndryshe do e kishim zgjidhur’ si problem (problemi pra jam unë), që do të thotë se veprimet e mia janë shumë më të sinqerta se disa pazare të rëndomta, që aludojnë disa.

Në fakt veprimet e mia kanë të bëjnë direkt me Metën. Metën, dora vetë, që po gllabëron elektoratin nëpërmjet PD-së, dhe që është komplet mbas promovimit të Këlliçit, nëpërmjet të cilit donte të merrte kontrollin e Partisë Demokratike.

Meta e di shumë mirë që unë kam qenë pengesa kryesore në planet e tija dhe di gjithashtu dhe kapacitetin tim në të dyja anët e Atlantikut, prandaj që vjet në verë nisi një fushatë të pisët ndaj meje. Podkastistët vulgar që ka në Amerikë, me financimet e këtij janë mbajtur. Ato media që më kanë sulmuar non-stop në Shqipëri financohen totalisht nga Arben Ahmetaj, që është grupi i Metës. Dhe Këlliçi pjesë e këtij grupi është, dhe denoncimet për inceneratorët për benefit të këtyre i ka bërë. Kalaja, ashtu si deputeti i LSI Vasili, shpërndajnë mashtrime se mua më paguan Veliaj dhe refuzojnë ti heqin shpifjet, sepse boss nuk kanë Sali Berishën, por Ilir Metën”, thekson Kokalari.

Latest articles

Related articles