Atentati ndaj Ardian Nikulajt, arrestohet në Britani porositësi dhe financuesi, Edmond Haxhia


-10 ditë u ka zgjatur arratia grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisës, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv me gazetarin Sokol Dema, ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt.

Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe 2 anglezë. Nga informacionet paraprake mësohet se arrestimi i tyre është bërë në Londër, ku ishin arratisur menjëherë pas ngjarjes. Të tre kanë qenë nën shoqërinë e njërit tjetrit, në momentin kur iu janë vënë prangat.

Lajm në përditësim

Policia e Shtetit

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Reagim i MB, Bledi Çuçi

####

Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Latest articles

Related articles