Banka e Shqipërisë, çmimet banesave në Tiranë u rritën me 17% gjatë vitit 2022

Nga Ola Xama

Sipas indeksit Fischer që publikon njëherë në 6 muaj Banka e Shqipërisë, çmimet banesave në Tiranë u rritën me 17% gjatë vitit 2022. Tendenca në ekonomi kur oferta rritet bashkë me çmimet, shpejgohet vetëm nëse variabla e kërkesës është më e lartë se oferta.

Të dhënat e Institutit të Statistikave e rrëzojnë këtë. Gjatë vitit 2022 në Tiranë janë miratuar leje për 1.8 milion metra katrorë, ku 954 mijë m2 janë për rezidentë. Nga ana tjetër popullsia është rritur me 7321 banorë. Nëse bën pjestimin me 3 antarë për familje, atëherë kërkesa gjatë vitit të shkuar për apartamente nuk do të duhet të ishte më shumë se 2440.

Por faktet japin një tjetër pasqyrë, lejet e dhëna tregojnë se gjatë vitit të shkuar ka nisur ndërtimi për 9500 apartamente. Pra, 4 herë më shumë se numri i familjeve të reja të ardhura në kryeqytet dhe 2180 më shumë edhe nëse llogaritet një banesë për çdo banor të ri të ardhur.

Indeksi Fischer zbulon se pak më shumë se gjysma e transaksioneve të blerjeve të pasurive të patundshme (56%) vitin e shkuar janë blerë me kredi bankare, edhe këtu vetëm në 60% të rasteve financimi i bankës ka qënë i afërt me vlerën e plotë të pronës.

Në bazë të shit-blerjeve të deklaruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, gjatë vitit 2022 totali i transaksioneve tregon se janë shitur 390 milion euro pasuri të patundshme, ndërsa kredia për individët e dhënë për këtë qëllim është 208 milion euro.
Fenomeni i vetëm që mund të shpjegojë se përse ndërtohet më shumë se sa ka kërkesë, përse blihet kur rriten çmimet dhe përse kredia nuk i përgjigjet vlerës së transaksioneve, është tregu informal. Nuk ka banorë të rinj, por ka para dhe ka pronarë me 20-30 shtëpi!

Tirana prej disa vitesh është kthyer në një lavatrice të pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit dhe përpara se të jetë vonë këtë duhet ta denoncojmë të gjithë, duke nisur nga opozita!

Nuk është zgjidhje as kushtëzimi me historik ndërtimi i kompanive që u jepet leje dhe nuk duhen mbyllur sytë në emër të zhvillimit! Politikat duhet të jenë të qarta: distancim, program ku dhënia e lejeve të jetë në zona që ka interes dhe nuk prekin planin urbanistik, kufizim që kompanitë të kenë 40% të investimit ose kapital ose kredi bankare.

Ky argumenti pastaj që do kufizoj dhënien e lejeve të firmat që kanë përvojë është si t’i shpëtosh problemit dhe jo ta zgjidhësh. Edhe ato që po pastrojnë para sot e kanë krijuar historikun dhe madje u bën nder sepse ata bëhen ndërtuesit e vetëm e nuk do të ketë të rinj. Kjo zgjidhje sjell vetëm një gjë: kufizim të tregut dhe monopole!

Latest articles

Related articles