Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk është përmbajtur kur është pyetur për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Duke folur për Kim, lidhur me deklaratat për blerje votash ajo nuk hezitoj të shprehte mllefin.
“Po te mami vet le të shkojë dhe ajo pra. Le të shkojë dhe ajo me lekët e Edi Ramës. Jo po del, kush të dojë le të dalë. Le të dalë dhe presidenti i Amerikës. Në Amerikë po vriten për blerje votash,” – u shpreh Kryemadhi në një intervistë për mediat.
Monika Kryemadhi debatoi ndërkohë me gazetarin Arjan Çani i cili tha se opozita nuk e ka popullin me vete.