Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi debatoi në “Now me Erla Mëhillin” përballë gazetarit Arjan Çani i cili tha se opozita nuk e ka popullin me vete.
Në këto kushte, kjo e fundit tha se popullit nuk i ngelet gjë tjetër vetëm se të nënshtrohet deri kur Rama të përdhunojë fëmijët e atëherë të ngrihet të reagojë.
Pjesë nga biseda:
Çani: Atëherë zgjedhjet kanë mbaruar. Zgjedhjet bëhen kot, për alibi, për të thënë që edhe në Shqipëri u bënë zgjedhje.
Kryemadhi: Ti në këtë rast po i bën shërbimin më të madh Edi Ramës që po i thua njerëzve mos shko të votosh. Unë do shkoj shtëpi më shtëpi dhe do pyes a e urren Erion Veliajn? Në 10 njerëz, 8 e urrejnë.
Çani: Ti njeri i opozitës, kjo është lufta jote?
Kryemadhi: Pse ça do marr unë? Kallashin? Unë kallashin e marr për fëmijën tim vëlla.