Asnjë hetim për kreun e Krimit Ekonomik

Fakror.al mëson se ndaj Erion Ismailit ska asnjën hetim dhe ai ska kryer asnjë shkleje ligjore deri tani.

Lajmet që qarkullojnë në media janë të pavërteta. Lidhur me operacionin ndaj CallCenter tek Rruga e Kosovarëve në Tiranë ka qenë pikërisht hetimi nga krimi ekonomik që zbuloi grupin e mashtrimit.

Prokuroria e tiranës sqaroi se ishte pikërisht referimi i Ismailit që çoi në zbulimim e bazës dhe arrestimin e 3 të dyshuarve.

Po ashtu edhe AMP mohoi të ketë një hetim apo denoncim ndaj kreut të Krimit Ekonomik Tiranë.

Ky operacion është bërë 2 javë më parë, ndërsa ky sektor ka edhe 6 hetime të ngjashme në bashkëpunim edhe me Spak dhe partnerët e huaj.

Latest articles

Related articles