Shqipëria do të marri pjesë në stërvitjen “Defender Europe 2023”

Qeveria shqiptare vendosi të enjten pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në stërvitjen “Defender Europe 2023” jashtë vendit.

Vendimi parashikon që 235 ushtarakë do të ndahen sipas niveleve dhe rajoneve.

Kështu 127 efektivë këmbësorie dislokohen në Maqedoninë e Veriut, nga data 21 maj 2023 deri më 3 qershor 2023.

30 efektivë këmbësorie dislokohen në Kosovë, nga data 21 maj deri më 3 qershor 2023.

30 efektivë të Policisë Ushtarake do të dislokohen në Kroaci, nga data 15 maj deri më 4 qershor 2023.

4 efektivë të Forcave të Armatosura do të dislokohen në Kroaci, nga data 15 maj deri më 4 qershor 2023.

14 efektivë këmbësorie dislokohen në Slloveni, nga data 21 maj 2023 deri më 3 qershor 2023.

30 efektivë të Policisë Ushtarake do të dislokohen në Rumani, nga data 27 maj 2023 deri më 7 qershor 2023.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Latest articles

Related articles