Atentati ndaj Ardian Nikulaj nuk u zbulua nga policia, kush është vajza që rrëfeu me detaje lëvizjet e autorit

Ka qenë dëshmia e një vajze ajo që duket se ka çuar në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në Shëngjin. Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka treguar lëvizjen e portugezit, i identifikuar si autori vrasjes.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht”, mësohet të jetë shprehur vajza.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj, vajza tregoi se killeri portugez kishte hyrë në territorin shqiptar më 14 shkurt të këtij viti. “Ribero Saraiva ka hyrë në Shqipëri në orën 19:26 nga Rinasi në datë 14.02.2023, dhe ka dalë në datën 19.04.2023 ora 19:26, nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë si këmbësor.”, thuhet në dëshminë e saj.

Në një konferencë për mediat të mërkurën, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se vrasja e Ardian Nikulajt brenda lokalit të tij ‘Coral’ ka ndodhur për motive gjakmarrje. Porositësi dhe financuesi i vrasjes, dyshohet se ka qenë Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh.

Të shpallur në kërkim nga policia:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

Latest articles

Related articles