Pasaportat e Arta “ruse” që ndërtuan bregdetin në Qipro

Nga Sebastian Zonja
Uashingtoni dhe Londra kanë ndërmarrë masa për të sanksionuar një zyrë të madhe avokatie, 10 biznese të mëdha qipriote dhe 23 qytetarë vendas. Ata kanë ndihmuar me vetëdije oligarkët rusë, thonë amerikanët. Situata është nxehur pasi presioni ka qenë maksimal ndaj Bankës Qendrore Qipriote për të mbyllur rreth 10 mijë llogari të dyshuara ruse, që shërbenin për të shmangur sanksionet.
Sipas “The Guardian”, rrjeta e ndërlikuar e llogarive bankare fshihte investimet e dy oligarkëve rusë, Roman Abramoviç dhe Alisher Usmanov. Bankierët e mëdhenj u frikësuan për shkak të presionit të fortë perëndimor, ndërsa thanë se sanksionimi i bankave nga Departamenti i Thesarit do të ishte vdekje për ekonominë vendase.
Qipro është parë për një kohë të gjatë si “Moska në Mesdhe”. Kështu e kanë pagëzuar shumë gazetarë investigativë. Qipro përfitoi nga luftërat në Ballkan, ku shumë politikanë të korrputuar depozitonin paratë e krimit dhe shitjes së armëve. Kryesisht, thuajse gjithë establishmenti i Millosheviçit depozitoi paratë në Qipro.
Më vonë, duke parë se në Evropë po vërshonin para ruse, saj një politike të qevrisë së mëhershme, qeveria nisi projektin “Pasaportat e Arta”. Më shumë se 1,000 rusë fituan shtetësinë qipriote sipas kësaj skeme të dyshimtë, krijuar në vitin 2013. Politikanët lejuan që shumë oligarkë të merrnin shtetësinë në këmbim të investimeve në pasuri të paluajtshme, për një shumë prej 2 milion eurosh ose më shumë. Menjëherë pas fillimit të kësaj politike nga qeveria, u shfaq një qyetet i mahnitshëm bregdetar, me investime të mëdha, Limasoli.
Aty banojnë aktualisht rreth 60,000 rusë. Projekti qeveritar i pasaportave të arta dhe fshehjes së të ardhurave të krimit ndërkombëtar, sipas ekspertëve vendas, dha frytet e veta dhe solli rreth 7 miliardë euro në Qipro.
Një pjesë e mediave vendase raportojnë se qyetarët janë të kënaqur për këto investime, ndërkohë një pjesë tjetër thotë se krimi i organizuar ndërkombëtar ka kapur çdo qelizë të administratës dhe sistemit financiar. Debati është i nxehtë.
Sa i përket sanksioneve, disa politikanë kërkojnë prova për to, duke thënë se nuk duhet të veprohet menjëherë, pa pasur prova, për atë që kërkon Londra dhe Uashingtoni, pasi investimet kanë sjellur sukses ekonomik të vendit.
Pjesa tjetër thotë se, nëse amerikanët sanksionojnë bankat vendase, Qipron e pret një krizë e paparë ndonëjherë më parë.
Debati vijon. Sipas analistëve vendas, rusët do të aktivizojnë fijet e tyre në politikë dhe biznes për të nxehur situatën, ndërsa amerikanët dhe britanikët do të formojnë një task-forcë për të gjurmuar çdo euro që është fshehur në vend për t’i shpëtuar sanksioneve.

Latest articles

Related articles