Miliona euro për pastrimin e qytetit – rrugët e Tiranës të mbushura me plehra! Veliaj harrohet pas fushatës

Bashkia e Tiranës tashmë është e përqendruar tërësisht tek fushata elektorale e zgjedhjeve të 14 majit 2023. Nga reklamimi i punëve të bëra, asfalti elektoral dhe pretimet për projektet e reja janë tashmë në vëmendje të Bashkisë, e cila ka harruar të pastrojë qytetin, edhe pse qytetarët paguajnë çdo muaj taksat e pastrimit.

Kjo është situata në disa nga rrugët e kryeqytetit, si ‘Ndre Mjeda’, ‘Babë Rexha’, Frosine Plaku’ apo në rrugët e tjera që të lidhin me ish fushën e Aviacionit.

E njëjtë është situata edhe në rrugë të tjera t kryeqytetit, ku mungesës së pastrimit të koshave të plehrave tashmë i janë shtuar edhe mbetjet e inerteve që kanë mbetur nga asfaltimet e befasishme të rrugicave të lagjeve në prag të zgjedhjeve.

Lagjet e kryeqytetit u kthyen brenda pak ditësh në kantiere ndërtimi, ku asfaltimi i tyre u bë brenda pak ditësh pa bërë pastrim apo sistemim të kanalizimeve më parë. Por nga ana tjetër u harrua të pastroheshin edhe mbetjet e këtyre punimeve që bashkëjetojnë çdo ditë me qytetarët shqiptarë, që paguajnë çdo muaj e nuk marrin shërbimin e merituar.E njëjta situatë të paraqitet edhe tek mbikalimi tek Pallati me Shigjeta kur merr drejtimin për në Astir, ku prej muajsh mbetjet dhe inertet e punimeve kanë zënë trotuaret, ndërkohë që nuk është vënë dorë për të pastruar.

8 mln euro për (mos) pastrimin e qytetit

Sipas të dhënave të vetë Bashkisë së Tiranës, të ardhurat nga tarifa e pastrimit kanë ardhur gjithmonë e në rritje. Vetëm në vitin e kaluar nga tarifa e pastrimit që paguhet në faturën e ujit në vitin e kaluar janë arkëtuar 815.4 milionë lekë (7.3 milionë euro), ndërsa arkëtimet pritet të rriten më tej gjatë këtij viti e deri në 2025. Konkretisht sipas të dhënave të bashkisë këtë vit prtet të mblidhën 890 milionë lekë, për tu rritur në 899 milionë lekë në vitin 2024 dhe për të arritur në 908 milionë lekë në vitin 2025.

Por kjo nuk është tarifa e vetme që rëndon xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët mbajnë në kurriz edhe incenatorët që janë të përfshirë nëpër hetime për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave vetëm për inceneratorin e Tiranës nga viti 2018 deri në fund të këtij viti janë shpenzuar mbi 6 miliardë lekë, pagesa vjetore.

Latest articles

Related articles