Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, motori i autorit u furnizua me karburant në aksin Lezhë-Shkodër. Shoqërohet në polici punonjësi i karburantit, i cili komunikoi me drejtuesin e motorit. Drejtuesi i motorit ishte i veshur si autori dhe ka folur në gjuhë të huaj me punonjësin e karburantit. Motori i përdorur nga autori për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin dyshohet i blerë nga një vajzë në Shkodër.