Qeveria Rama tender 20 milion euro “Mc NETWORKING” të Endri Meksit, për kamera trafiku

Nuk ka vetëm asfalt elektoral, por edhe tendera 20 milion euro për monitorim të trafikut rrugor, ku kontratën prej gati 20 milion euro për ndërtimin e 200 km të parë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, e ka fituar një bashkimi operatorësh të udhëhequr nga “MC NETWORKING” të Endri Meksit, tndërkohë që subjektet e tjera garuese janë përjashtuar të gjitha për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Sipas dokumenteve të ARRSH në tenderin për fazën e parë të qendrës së monitorimit të trafikut kanë marrë pjesë 6 subjekte garues. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve i përbërë nga “MC NETWORKING”, “INTETRA ELEKTONIK” dhe “GJOKA KONSTRUKSION” me një ofertë prej rreth 19 milionë euro.

Konkurrenca për këtë tender ka qenë e lartë me kompani të afërta me Qeverinë Rama si Salillari, Gener 2 që kanë kërkuar të marrin tenderin miliona euro.

Faza e parë për ngritjen e Qendrës së Monitorimit të Trafikut Rrugor, për një gjatësi 200 km, parashikon monitorimin me kamera të trafikut në rrugët nacionale nga Tirana deri ne Vlorë, si dhe akset Tiranë-Elbasan dhe Tiranë- Rinas.

Dhënia e kontratës së majmë për konsorciumin pjesë e së cilit “Mc NETWORKING ”, bëhet para zgjedhjeve lokale ku jepet tenderat për qëllime politike dhe mediatike.

Latest articles

Related articles