Atentati ndaj biznesmenit Nikulaj, LITA: Ka tentativë për të përjashtuar pistën politike

Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania, ka një tentativë për të përjashtuar pistën politike për ekzekutimin e biznesmenit, Ardian Nikulaj. Sipas Litës Policia po rrjedh video, foto dhe informacione pa lidhje për të përjashtuar pistën politike, edhe pse Nikulaj ishte njeri politik dhe me ndikimin politik, si dhe kishte ndërruar partnerin politik në Lezhë, jo më Pjerin Ndreu kryebashkiak, por Pashk Gjoni, kandidat i opozitës. Nikulaj kandidatonte për antar këshillit bashkiak, me PSD e Tom Doshit dhe bënte thirrje për të mbështetur kandidatin e opozitës Pashk Gjoni, duke pasur edhe qindra të punësuar në tenderin e Pastrimit të dhënë nga Bashkia Lezhë. Sipas Litës ka përgjegjësi edhe policia për mos ngritjen e postoblloqeve të kontrollit, pasi distanca nga vendngjarja tek super strada është 7 kilometra dhe aty ka 2 postblloqe. Nga Shëngjini në Shkodër është 35 km, me 7 postblloqe.

Në posterat elektoral të partisë Social Demokrate, në Lezhë, del fotografia e Tom Doshit, pra e kryetarit të partisë dhe emri Ardian Nikulaj poshtë. Ç’ka do të thotë që ai ishte anëtar politik dhe dëshironte të ishte anëtar i këshillit bashkiak në Lezhë. Por kjo nuk e pengonte që ai të bënte thirrje për kandidatin për kryetar bashkie. Ky ishte ndryshim i partnerit politik, sepse ai ishte në marrëdhënie biznesi apo kontraktuale me bashkinë e Lezhës të drejtuar nga Pjerin Ndreu, përmes tenderit të pastrimit të Shëngjinit. Shumë media e shikojnë si gjë të vogël, por në fakt po flasim për një kontratë 500 milionë lekë vjetore, pra jo pak për një zonë si zona e Shëngjinit”,-tha gazetari Lita.

Ndërsa për shtetasin anglez i cili ka qendruar në ambientet e lokal “Coral”, është dyshuar si informator i vrasësit, Lita është shprehur se nuk mund të hidhet poshtë si pistë duke qenë se armiqtë e Nikulajt jetojnë në Britaninë e Madhe, por duket si koincidencë.

Unë mendoj se kjo duhet verifikuar edhe për faktin se hasmi i Nikulaj jetojnë në Britaninë e Madhe, nuk përjashtohet pista e hakmarrjes, por më duket pak koincidencë, që një person të përfshihet në ngjarje për të dhënë informacione.

Unë edhe nga videoja, pash një atentator jo profesional. Zgjatja e dorës me atë lloj pistolete larg kraharorit, tregon që nuk është një person i stërvitur në polici apo në ushtri, sepse arma duhet të qëndroje sa më afër trupit. goditja në kokë tregon edhe diçka tjetër, vrasësi profesionist nuk qëllon kurrë në kokë, pasi viktima duhet të identifikohet nga porositësi”,-tha Lavdrim Lita.

Latest articles

Related articles