VIDEO: Torturoi kecin duke e tërhequr me makinë, gjobitet 58-vjeçari në Tiranë

Një 58-vjeçar është gjobitur dhe proceduar penalisht në Tiranë, pasi u fimua duke tërhequr me makinë një kec dhe video bëri xhiron e rrjetit.

Policia ndërmori hapat e nevojshme pas publikimit të videos dhe bën me dije se drejtuesi i mjetit rezultoi gjithashtu se ishte pa leje drejtimi si dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M.

Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit.”- njofton policia.

Latest articles

Related articles