Irani hap një zyrë në Ambasadën turke në Tiranë: Do përfaqësohen interesat tona

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian ka rënë dakord me homologun turk Mevlut Cavusoglu për hapjen e një zyre të Iranit në Ambasadën turke në Tiranë. Mediat iraniane shkruajnë se ky seksion do të përfaqësojë interesit iranianë në Shqipëri, në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Tiranën. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, si pjesë e një bisede telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, Amir-Abdollahian falënderoi gjithashtu qeverinë turke për mbështetjen e saj në këtë drejtim.Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin në shtatorin e kaluar, duke akuzuar Republikën Islamike për sulme kibernetike. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të pritjes në Shqipëri, Organizatën e grupit opozitar Mojahedin-e Khalq (MEK).

Tirana akuzoi Teheranin për kryerjen e një sulmi kibernetik kundër institucioneve shqiptare për të paralizuar shërbimet publike dhe hakuar të dhënat dhe komunikimet elektronike të sistemeve qeveritare. Sipas Agjencisë së SHBA-së për Sigurinë Kibernetike dhe Sigurinë e Infrastrukturës (CISA), iranianët përdorën taktika, teknika dhe procedura të ngjashme në një valë tjetër sulmesh kibernetike kundër qeverisë së Shqipërisë në shtator 2022. Pas sulmeve kibernetike, SHBA-ja dënoi ashpër sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit të saj në NATO dhe ripohoi mbështetjen e saj për përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sigurinë e saj kibernetike.

Latest articles

Related articles