PD, Bejko: Berisha e sheh Metën si pasardhësin e tij, për t’i dorëzuar partinë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka komentuar koalicionin e Berishës me Metën. Roland Bejko i ftuar në “Pa Protokoll” në “Report Tv” tha se Berisha e ka bërë ketë koalicion pasi e sheh Metën si pasardhësin e tij dhe do t’i japë partinë.

“Na vërtetoi atë që thonim që do e çojë partinë te Meta se e sheh si pasardhës të tij. U reflektua edhe në fushatë. Tani ta kuptojnë demokratët dhe militantët. Do shkojnë të votojnë, ata që do votojnë për Metën, do votojnë për të bërë Metën me parti. Me këta këshilltarë Meta do bëjë trafikun e radhës. Nesër do i prishen interesat e partisë dhe do shkojë te Edi Rama. Meta është një pelegrin politik dhe udhëton aty ku i dalin interesat”, tha Bejko.

Më tej, Roland Bejko e quan një premtim futurist transportin falas që ka premtuar kandidati i koalicionit Meta-Berisha. Ai thotë se kjo është një ide e majtë që s’ka impakt.

“Transporti publik falas është një premtim futurist që s’ka impakt të rëndësishëm. Premtim i majtë, kjo na ilustron edhe atë që ne themi që ata shkuan majtas. Ata gjetën shtatin e tyre ku ndihen mirë. Nuk ka impakt”, tha Bejko.

Latest articles

Related articles