Kalemaj: Rama, Berisha dhe Meta e kanë betejë për jetë a vdekje, e kanë kthyer fushatën si referendum

Politologu Ilir Kalemaj duke analizuar fushatën në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se Rama ka adoptuar një stil tallava duke i sfumuar të zgjedhurit vendor, ndërsa te opozita ka një dualizëm mes kandidatëve si dhe liderëve Meta-Berisha.

z.Rama ka marrë përsipër të gjithë peshën elektorale të partisë, duke sfumuar të zgjedhurit vendore, të cilët në shumicën e tyre rikandidojë dhe ka adoptuar stilin tallava, që është një stil i kuptueshëm për masën e gjerë të njerëzve dhe që ka më pak pritshmëri. Sepse ai i ka ulur prishmëritë, se prishmëritë ishin që Rama do fitonte me plebishit. Ai e di që një pjesë e kandidatëve janë të konsumuar dhe një pjesë të falimentuar si rasti i Kavajës apo ndonjë rast tjetër. Ai është munduar që të jetë vetë personazhi, dhe gjuha që ai përdor, është përdorur në 32 vjet, por asnjëherë kaq e hapur, asnjëherë kaq direkte dhe shantazhuese, duke thënë troç që nëse votoni kandidatin tjetër do keni zero investime nga qeveria qendrore. S’mund të kërcënojë kryeministri i një vendit një bashki pse zgjedh një kandidat tjetër. Kjo është një gjuhë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, në kundërshtim me shtetin e të drejtës, me ndarjen e pushteteve. Nuk mund të kërcënojë një kryeministër një bashki pse zgjedhë një alternativë tjetër. Kjo nuk ndodh as në vendet dikatoriale, jo më në një demokraci hibride si Shqipëria. Shohim të kundërtën te fushata e PD-së së Berishës. Janë kandidatët që po luajnë fortë. Kelliçi, Boçi, Spahia, apo Cara. Kemi dualitet mes kandidatëve që ofrojnë alternativë lokale dhe mbështetjes qendrore Berisha-Meta, që e quajnë referendum politik ndaj qeverisë. Z. Alibeaj ka disa mangësi që kandidon vetëm në 14 bashki, 6-7 kandidatë që iu tërhoqën, kandidatët u shpallën shumë vonë. Listat për këshillin bashkiak s’janë të njohur për publikun. Ka goxha kufizime sa i përket kohës, hapësirës, figurave publike. I munguari i madh është Basha, që tha se do ishte ballë fushatës. Është e munguar znj. Tabaku që është nënkryetare e partisë, dhe ka një mungesë entuziazëm nga z.Bardhi dhe pjesë tjetër e enturazhit politik. Rezultati i saj elektoral do jetë i krahasueshëm me 6 marsin”.

Sipas Kalemajt zgjedhjet e 14 majit janë kthyer në referendum politik dhe do të jenë një betejë për jetë as vdekje mes “dinozaurve” të politikës shqiptare në 32 vite tranzicion.

Gjithmonë në Shqipëri zgjedhjet lokale janë perceptuar edhe si një lloj referendumi edhe për qeverinë. Si asnjëherë më parë është kthyer në referendum politik, një mbështetje për të ardhmen siç e quan Rama, asnjë hap pas, apo është dyshja Berisha-Meta që për mirë apo për keq ka dominuar skenën politike në 30 vitet e fundit. I njeh publiku. Rama vazhdon edhe pas 23-24 vjetësh që ka konsumuar pushtet non stop të thotë që jam politikan i ri apo jo tradicional. Kemi një ballafaqim mes dinozaurëve politikë, dhe është një betejë për jetë apo vdekje politike. Është beteja finale, në mos tani pas 2 vjetësh. Ajo palë që humbet i bie të largohet nga skena politike, dhe largimi i njërës palë mund të sjellë edhe largimin e palës tjetër. Në momentin që jemi janë shumë baste në lojë”.

Latest articles

Related articles