I riu në Kinë kërkon falje i gjunjëzuar për 21 orë para zyrës së ish-të dashurës së tij

– Një i ri nga Kina ka habitur banorët dhe rrjetin nga mënyra e pazakontë që ka zgjedhur për ti kërkuar falje të dashurës së tij. Mediat e huaja raportojnë se i riu u gjunjëzua para zyrës së ish-të dashurës për 21 orë duke iu lutur që të pajtoheshin.

Mësohet se ai u gjunjëzua para hyrjes së ndërtesës në Dazhou të Kinës në orën 21:00, pra nga ora 13:00 e datës 28 mars deri në orën 10:00 të ditës së nesërme. Duke u përballur me shiun dhe të ftohtin, me një buqetë me trëndafila në dorë priste që ish-i i tij të ndryshonte mendje.

Veprimi i tij tërhoqi vëmendjen e çdo kalimtari, të cilët u mblodhën rreth tij dhe i kërkuan që të hiqte dorë nga përpjekjet. Gjithashtu edhe policia mbërriti në vendngjarje dhe u përpoq ta bindte të largohej.

Latest articles

Related articles