SONDAZHI / 74 % e qytetarëve të Tiranës kanë mendim negativ për Ilir Metën

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për mendimin pozitiv apo negativ në lidhje me liderët politikë.

54.1% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Ramën dhe 42.7% kanë mendim negativ.

18% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Metën ndërsa 74.1% kanë mendim negativ.

Në tre muaj mendimi pozitiv për Metën është rritur nga 8.8% që ishte në Shkurt në 12.4% në Mars dhe ka shkuar 18% në Prill.

Ndërsa mendimi negativ për Metën është ulur nga 87.6% që ishte në Shkurt në 83.1% në Mars duke shkuar 74.1% në Prill.

Latest articles

Related articles