“Në PD-në zyrtare ka lindur një filiz i ri, s’duhet ta shtypim”

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole tha në emisionin Now në Euronews Albania se PD zyrtare është shpresa e vetme për të larguar kastën e vjetër politikke, Rama, Meta, Berisha.

Godole u shpreh se ajo që shumëkush mund ta quajë opozita e Berishës nuk është opozita reale dhe nuk do të vijë në pushtet, edhe pse mund të ketë numrat.

Sipas saj, Rama, Berisha dhe Meta duhet të largohen, pasi janë njerëz që mbajnë peng jo vetëm Shqipërinë, por edhe opozitën e vërtetë, që siç tha është partia më e madhe sot.

“Në këto gërmadha mund të lindë një opozitë reale, këta nuk janë opozita, ata mbajnë në këmbë një regjim. Që të tre këta, Rama, Meta, Berisha duhet të largoheshin nga skena politike. Mbase opozita e vërtetë, them se ka lindur te PD zyrtare, një filiz që mund të marrë të gjithë atë pjesë të partisë së jovotuesve”, tha Godole.

Latest articles

Related articles