Erion Veliaj blen ndriçues dhe kabllo për fushatën. Tenderi 300 mln lekë pa garë

Fushata elektorale ka nisur, por Erion Veliaj nuk i frenon shpenzimet kur vjen fjala për spektakle propaganduese për të siguruara vota. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj vazhdon t’i shpërndajë këto para në tenderë pa garë, vetëm për interes të miqve të tij.

Më datë 20 prill 2023, Veliaj ka mbyllur tenderin me objekt “Blerje materiale elektrike”, për të cilin ka vënë në dispozicion fondi me vlerë rreth 300 milionë lekë.Në dokumentet e tenderit shihet se me një fond kaq të lartë kryebashkiaku i Tiranës do të blejë kabuj elektrik, llamba dhe ndriçues modern me ngjyra të ndryshme.

Duke parë këtë listë blerjesh, duket qartë që këto investime i duhen për podiumet që do të ngrejë për fushatë në zona të ndryshme të Tiranës. Pritet që Lali Eri të zhvillojë ndonjë festë për të “mashtruar” të rinjtë para votimit të 14 majit.

Ndërkohë që publikisht PS deklaroi se do ta përdorte fondin e fushatës vetëm për të mbjellë pemë, shpenzimet e vërteta dalin nga institucionet shtetërore. Nuk dihet akoma sa do të jetë vlera që do të shpenzojë Lali Eri për fushatën, por 300 milionë lekë po ikin vetëm për ndriçimin, të gjitha shpenzimet me këtë ritëm do të kalojnë miliarda lekë. Këto lëvizje të hapura të parave të buxhetit në shkelje flagrante me ligjin elektoral, duhet t’i shohë, jo vetëm KQZ, por edhe SPAK-u.

Tenderi pa garë
Shkelja e ligjit është normë standarde e Lali Erit. Në të dhënat e tenderit shohim se tenderi nuk ka respektuar ligjin “Për Prokurimet Publike”. Fituesi i këtij tenderi është shpallur pa garë, duke cenuar konkurrencën e lirë dhe është firmosur si një dhuratë për mikun e Veliajt.

Në hapjen e garës janë paraqitur dy oferta, nga firma INPLY shpk dhe bashkimi i operatorëve “IGROUP” sh.p.k & “ITE GROUP” sh.p.k. Këtë të fundit Veliaj e ka skualifikuar me justifikim se nuk kanë përcaktuar se cilën pjesë të mallrave do të furnizojë secili nga dy firmat bashkëpunuese. Edhe pse ata kanë dorëzuar dokumentet që garantojnë se mund të bëjnë furnizimin me çdo mall që kërkohet në tender.

Pra, Veliajt nuk i interesojnë kompanitë e tjera, që i ka skualifikuar, sepse ka paracaktuar që tenderin ta fitojë Çelo. Ç’rëndësi ka se tenderi zhvillohet pa konkurrencë, Lali Eri shpall fitues mikun e tij dhe i xhiron nga arka e bashkisë 300 milionë lekë për llamba dhe kabuj.

Një tjetër shkelje që evidentohet është se oferta e skualifikuar ka qenë në nivelin 220 milionë lekë, pra rreth 70 milionë lekë më lirë se oferta fituese. Kur kjo e fundit ka ofertën me vlerë sa 99% e fondit limit. Ndërkaq Lali Eri vazhdon fushatën, kabllot i shtroi, dritat i ndezi, gati koncerti elektoral!

Latest articles

Related articles