Gjykata e Durrësit jep vendimin për Cllevio Serbianon. Ngacmoi Noizy

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ahmetin, reperin e njohur si Cllevio. Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.

Arrestimi i Kleviol Ahmetit u bë në Rinas sapo mbërriti në Shqipëri. Më pas u dërgua në komisariatin e policisë së Durrësit, ku u mbajt në paraburgim.

Një ditë më pas, në një reagim të gjatë të bërë në rrjetin e tij social facebook, Noizy njoftoi se kishte vendosur të tërhiqte kallëzimin duke u shprehur se nuk dëshironte që askush të përfundonte i mbyllur për shkak të tij por e argumentoi këtë se kishte ta linte në dorë të ligjit, duke mos u përfshirë në përplasje më të ashpra mes tyre. Më tej në reagimin e tij ai rrëfeu edhe të gjithë historinë e përplasjeve të tij me reperin nga Lushnja.

Në kallëzimin e depozituar në polici, Noizy akuzon Ahmetin se i ka shkaktuar frikë dhe ankth pas kërcënimeve duke e kërcënuar me jetë atë dhe familjarët e tij.

Latest articles

Related articles