Shmangia e mizorisë ose bota e këtushme është rrugë jo qellim fundor


Nga Fitim Zekthi

Shpeshherë por sidomos në muajin e Ramazanit më vjen ndërmend vazhdimisht një çëast, më shfaqet një pamje, më kumbojnë në vesh disa fjalë të dëgjuara shumë kohë më parë. Ishte verë e nxehtë. Pas iftarit, pasi kishin pirë kafe njerëzit ngadalë ngadalë po iu afroheshin xhamive për namazin e teravive. Teksa përgatiteshin për namaz shumë prej tyre bisedonin qetësisht për gjëra të ndrsyhem por kryesisht për agjërimin dhe përjetimet e ditës.
Tek xhamia e Tabakëve mes dhjetëar njerëz në oborrin e saj më kapi veshi një bisedë mes dy burrave rreth të gjashtëvedhjetave. Njëri po fliste për një padrejtësi që kishte vënë re, që e kishte prekur disi edhe atë por që më shumë kishte të bënte me shumë njerëz. Në atë padrejtësi rol kryesor duket se kishte vemndarrja politike dhe dashur pa dashur biseda preku shumë segemente, shumë njeërz por edhe politikën. Tjetri, një burrë I thinjur, I veshur me një këmishë të bardhë me mëngë të shkrurtra, me një trup të shumë të drejtë dhe hollë I tha me një ton aq paqësor sa u duk se ai rezononoi me valëzimin e ajrit të nxehtë të gushtit “ ne do bëjmë tonën që të luftojmë për të drejtën, ata të bëjnë ç’të duan, le të vrapojnë si të çartur pas këtyre gjërave, pas kësaj bote. Ne inshallah fitojmë botën tjetër, do Zoti na nxjerr me hajër dhe fitojmë xhenetin”.
Ato u fjalë u thanë me një bindje, me një besim aq të thellë sikur parajsa, xheneti, bota tjetër të ishte diçka që në një lloj mënyre ai e shihte, të ishte diçka që ai gati prekte me dorë, të ishte diçka aq reale, aq e pranishme, aq e themeltë në përfytyrimin e tij sa dukej I përpirë nga kjo bindje.
Kjo gjë është në të vërtetë mënyra se si njeërzit duhet ta mendojnë parajsën dhe padyshim edhe rolin e tyre në botë. Arsyeja pse ka nëj turravrap ta pandalshëm gati masiv për gjërat e botës me çdo kusht, pa asnjë reflektim, pa asnjë kufizim moral, pse ka një ndjekje të epshit për pushtet dhe gjëra të tjera gati vervbërisht ëhstë sepse për shumë kënd parajsa xheneti, bota tjetër ose është një gjë e largët, një imagjinatë gati e paperceptueshme dhe shuëm e vagullt ose nuk ekziston fare. KJo gjë e kthen botën e këtushme në një vend ku luftohet për gjithçka dhe me gjithçka, pa rend, pa moral të themeluar në vlera universale. Bota e këtushme është gjithçka, nuk ka asgjë veç kësaj kështu që për të kënaqur dëshirat, epshin, egot çdo gjë lejohet, edhe çdo padrejtësi edhe çdo mizori.
Diçka që ngjan me bisedën tek xhamia e Tabakëve gjendet edhe në një reflektim ose përsiatje të John Ëilson, një publicist e njohur amerikan. Ai thoptë se në Pasadena, një qytet në Kaliforni, shikonte çdo ditë në autobus një grua me ngjyrë, të veshur me shumë sqimë, me syze me permitër të metaltë që ndrinte e cila në një orë të caktuar shkonte diku. Ajo mbante në dorë një Bibël. John Wilson thotë se atë e mahniste mënyra se si fliste për parajsën me një miken e sja kur ndodhte që ishte bashkë me të në autobus. Ajo fliste për parajsën thotë sikur ajo të ishte gjëja e vetme që ekzistonte dhe realiteti I vetëm, sikur ajo ishte njëkohësisht në dy botë. Ai thotë se në qoftë se I themi vetes besimtarë ( të krishterë në këtë rast) ne kështu duhet ta mendojmë parajsën. Nuk mund të kemi një shoqëri të qëndrueshme dhe të drejtë pa këtë kuptim për Qiellin.
Në të vërtetë xheneti, parajsa është e vërtetë. Çdo gjë në këtë botë duhet të bëhet, ka kuptim vetëm në nëse bëhet për të fituar botën tjetër. Për parasjsën, për xhenetin Zoti flet gjerësisht në Kuran. Edhe profeti Muhamed flet po ashtu gjerësisht. Ajo prej mirësive që Zoti ka përgatitur nga mëshira dhe dashuria e Tij për robët e vet besimtarë dhe të përkushtuar.

Në kaptinën 5 vargu 119 Zoti thotë në Kuran: “Allahu tha kjo është dita, kur të sinqertëve do t’u bëjë dobi sinqeriteti i tyre. Për ta ka kopshte në të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është shpëpia e tyre e përjetshme. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja madhore.”

John Wilson kur flet për gruan që mbnate një bibël në dorë dhe fliste për parajsën në atë mënyrë që thamë shkruan se edhe për të kishterët çdo gjë duhet bërë duke parasysh këtë kuptim mbi parajsën dhe botën e këtushme. Ai përmend letrën e Palit për Korinthiasit (2 Corinthians 5:1) në të cilën thuhet “ ne e dimë në fakt se, në qoftë se kjo çadër, vendbanimi ynë tokësor, prishet, ne kemi një godinë nga Perëndia, një banesë të përjetshme, në qiej, që nuk është bërë nga dorë njeriu.”
Një shoqëri me besim në Zot, vetëm një shoqëri që jeton me vlera që burojnë nga besimi në Zot mund të jetë shoqëri e drejtë dhe paqme. Njerëz që besojnë në Zot dhe që e besojnë sinqerisht, fort dhe themelisht botën tjetër si diçka që Zoti e ka bërë si shtëpi të tyre të përjetshme mund të jenë në gjendje të mos luftojnë egërsisht me gjithçka për këtë botë dhe vetëm për këtë botë por ta ndërtojnë këtë botë drejtësiht dhe paqsisht sepse kjo është rrugë për botën tjetër.

Latest articles

Related articles