Tenderi për arnim rrugicash – Rakip Suli 325 MLN Lekë pa garë

Fushata e Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës, vazhdon me tenderë pa garë. Bashkia Kamëz është një nga njësitë më numrin më të lartë të prokurimeve me “Red Flag” dhe Suli vazhdon ta shtojë listën, sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve vendore. Më datë 13 prill 2023, Suli ka firmosur tenderin me objekt “Ndërtim rruga Blloku Paskuqan”. Me pak fjalë do të arnohen rrugicat e Paskuqanit se ka vite pa u vënë dorë në to. Konkretisht do të rikonstruktohen 5 rrugë. Segmenti që do të riparohet është 3-5 metra, ndërsa investimi i plotë do të jetë 2400 metra linearë.

Sikur e thekson dokumenti do jetë ndërhyrje tek- tuk në këto rrugë, pra arnim i segmentit. Në fakt, objektivi i Bashkisë Kamëz është arnimi i rrugëve, pasi Suli nuk ka marrë asnjëherë mundimin që t’i rregullojë plotësisht një segment rrugor.

Kështu, këto 325 milionë lekë janë projektuar për të mbushura xhepat e ndonjë mikeshës së kryebashkiakut dhe faktet më poshtë i shtojnë më shumë dyshimet.

Kjo kontratë i është dhuruar pa garë firmës “Nika shpk”, në pronësi të Shpresa Nikës. Në të vërtetë për këtë tender kanë shfaqur interes edhe 14 firma të tjera.
Por, të gjitha janë skualifikuar që në fazën e parë nga gara.
Për dy prej tyre Suli ka nxjerrë justifikimin se nuk kanë dorëzuar deklaratë që deponojnë rul për të shtruar rrugët.

Kur në fakt këto firma kanë shembuj që kanë kryer punë të tjera të ngjashme më parë.

Ndërsa për 12 të tjera nuk është dhënë argument për skualifkimin. Po ku ka argument më të madh se sa fakti që krybashkiaku e ka paravendosur kujt do t’ia japë këto lekë. Kështu i përjashtoi të gjitha njëherësh dhe la në garë vetëm Shpresën, e cila firmosi kontratën falë shkeljeve të Sulit në prokurim.

Kjo firmë është e njohur për paratë që fiton duke rregulluar fasadat e pallateve. Pasi po të shohim më poshtë të gjithë tenderët i ka me objekt rikonstruktimi dhe riparim godinash apo rrugësh. Madje vërejmë se ka një pjesë të mirë të kontratave me “Red Flag”, kur vetëm në këto muajt e parë të vitit 2023 regjistron 4 prokurime me “Flamur të kuq”.

Latest articles

Related articles