EMRAT | PS- PL- PD largojnë disa komisionerë nga KZAZ-të, KQZ miraton zëvendësimin e tyre

Me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, dhe pas konstituimit të KZAZ-ve, kanë nisur edhe kërkesat e subjekteve politike në zgjedhje për ndryshimin e disa prej anëtarëve të KZAZ-ve.

PS, sipas njoftimit për shtyp të KQZ, ka kërkuar ndryshimin e 2 komisionerëve të KZAZ-ve, përkatësisht në Bashkinë Kukës dhe atë Lushnjë. Ndërsa Partia e Lirisë ka kërkuar ndryshimin e 6 komsionerëve, 3 në bashkinë Tiranë, 1 në Dropull dhe 2 në Kamëz.

Edhe PD ka kërkuar gjithashtu ndryshimin e 5 komisionerëve dhe 1 sekretari KZAZ-je, 2 në bashkinë Lezhë, 1 në Korçë, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë. Edhe Partia Socialdemokrate, ka kërkuar zëvendësimin e anëtarit të KZAZ në Bashkinë Vorë.

Nisur nga këto kërkesa të bëra nga subjektet politike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi lirimin nga detyra të sekretarëve dhe anëtarëve në KZAZ-të e sipërpërmendura, duke bërë njëkohësisht edhe emërimin e sekretarëve dhe anëtarëve të këtyre KZAZ-ve.

Latest articles

Related articles