Rikthimi me turp në vendin e mashtrimit të madh – REDAKSIONALE

Sali Berisha rikthehet në “Air Albania” ose stadiumin me kullë të Edi Ramës, për hapjen e fushatës elektorale. Kthehet pikerisht aty ku nisi mashtrimin e madh të demokratëve.

Nisi betejën për të hequr non graten amerikane, sot ka dhe një non grata tjeter atë Britanike. Dy aleatet strategjik dhe historik e kane futur ne listen e zezë Sali Berishën. Ashtu siç kanë futur nr.2 të tij dhe disa oligarkë që e financojnë me tenderat e korrupsionit qeveritar.

Rikthehet në vendin ku pretendoj se do fuse ne kthetra PD. Sot ne fakt thjesht eshte futur ne xhepin e pasem te pantallonave te Ilir Metes. Vetëm flamuj të PD nuk kishte.

Rikthehet ne vendin ku nisi betejën për të marrë PD. Sot është thjesht i vetëshpallur kryetar njesoj si Princi i Libofshës. Të dy kanë të njëjtën peshë lidershipi dhe qasje nderkombetarë.

U tha se e shkarkoj Lulzim Bashen me votat e bllokut të Metës. Në fakt Basha u tërhoq duke i shkaktuar një dramë më të rëndë se ate të largimit nga grupi Sali Berishes. I la mbi supe te gjithe pergjegjesine dhe barren e shkaterrimit te PD. Sot Sali Berisha është njeriu me i izoluar nga ndërkombëtarët dhe më i refuzuar nga shqiptarët.

Rikthehet neë vendin nga ky do të bëhej kryetar i PD por në fakt u shndërrua në vasal të Ilir Metes. Dhe sot u kërkon shqiptarëve të mos i japin votën pikërisht asaj Partie të cilën në stadium premtoj se do ta forconte e modernizonte

Rikthehet në vendin ku premtoi se do ta rrëzonte Edi Ramën. Ndërkohë që sot Edi Rama është më i qetë se kurrë në ndonjë palë zgjedhje. Oligarkët e përbashkët paguajnë Berishën të shkatërrojë PD e të mbretërojë Edi Rama.

Rikthehet në vendin ku sulmonte Lulzim Bashen si peng dhe besëprerë. Sot gjithë bota e ka parë se i vetmi njeri që është sulmuar nga Edi Rama nga opozita është Lulzim Basha, përmes korruptimit të MCgonigal apo milionave mesazhe propagandistike të zbuluara para zgjedhjeve të 2021. Ndërsa Z, sic thote Rama vazhdonte biznesin me Erjon Veliajn e bashkë më të shumica dërrmuese e foltores qe nuk po i justifikon dot as milionat e sa pronat e tyre. Sot Sali Berisha rikthehet si besëpreri i demokratëve që si dele i çoj në shtëpinë e Ilir Metës për interesa të djalit të tij që siç ka thënë Meta shfaqen në videot që dëshmonin aferat korruptive të Dritan Prifit .

Por per Sali Berishën kjo nuk përbën problem. Ai shkaktuar shume vënde krimi
ku është rikthyer pa keqardhje.

Ai e ktheu Tropojën në një skenë të madhe krimi me rreth 300 të vdekur dhe është rikthyer pa asnjë keqardhje.

Ktheu Vlorën në skene krimi ku u zhvillua lufte civile, me Gjeneral Imamin mbi tank e rikthehet pa u skuqur për qindra të vrarë.

Ktheu Gerdecin në një skenë krimi për interesa korruptive.

Kthehet për tu kerkuar vota pa asnje keqardhje edhe pse dhe sot nënat kërkojnë fëmijët qe humben jetën e fabrikën e vdekjes.

Berisha kthehet në vendin e mashtrimit të madh, për një tjetër mashtrim, për një tjetër dështim. Berisha ska turp, ai është gati si PD ti verë zjarrin Shqipërisë për interesin e tij.

Latest articles

Related articles