Lita: Escobar erdhi për të dhënë porosi, jo për të dëgjuar ankesat

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëllimi i vizitës së Grabriel Escobar në Tiranë është që të takojë partnerët dhe aleatët e SHBA në Shqipëri.

Lita u shpreh se në takimin me Ramën, Metën dhe Alibeajn Escobar ka dhënë porosi për mbarëvajtjen dhe moskontestimin e zgjedhjeve.

“Ata kanë ardhur për të takuar aleatët e tyre në Shqipëri që janë evidentë kush janë. Në dijeninë time në takimin me Ramën, Metën dhe Alibeajn ka folur më shumë se të tjerët se ka pasur për të dhënë disa porosi edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, moskontestimin e tyre, se kjo do minonte atë pak stabilitet që është një rajon. Nuk kanë ardhur të dëgjojnë ankesat e kota të liderëve shqiptarë se i dinë problematikat në çdo palë zgjedhje në vend”, tha Lita.

Latest articles

Related articles