Basha, mesazh ngushëllimi për Nebil Çikën: Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë

Lulzim Basha ka ndarë një mesazh ngushëllimi në facebook për largimin nga jeta të gazetarit dhe publiçistit Nebil Çika ku ka shprehur keqardhjen për ikjen e parakohshme të tij. Sipas Bashës sot vendi ynë humbi jo vetëm një gazetar të mirë por edhe një antikomunist të pakompromistë.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

“Me hidhërim të thellë mora lajmin për largimin e parakohshëm nga jeta të njeriut të letrave, gazetarit dhe publicistit të njohur Nebil Çika. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, djemve dhe bashkëshortes për këtë humbje të pazëvëndësueshme. Nebilin do ta kujtojmë përherë si zotërinë e nderuar, pasardhës të një familjeje patriote dhe të persekutuar gjatë diktaturës, gazetarin që pasqyroi me vërtetësi kalvarin e persekutimit komunist dhe që deri ditën e fundit mbrojti me dinjitet besimin dhe idetë që nuk i ndërroi kurrë. Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë dhe një njeri që çdo ditë të jetës ja kushtoi shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik. U prehtë në paqe!”

Latest articles

Related articles