Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt

Arrestohet nga policia Emiljano Nina, njeri i afërt i Ervis Martinajt, bosit të basteve që është zhdukur pa gjurmë që prej gushtit të vitit të kaluar.

Nina ishte në kërkim për mashtrim. Ai që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho.

“Ndalimi i tij u bë pasi më datë 31.03.2023, kanë bërë kallëzim dy shtetas se shtetasi E. N., ka marrë nëpërmjet mashtrimit, një automjet tip “Smart” njofton policia.

Në vitin 2015 u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë, vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj në Linzë.

Asokohe, pasi u shoqërua nga policia për këtë ngjarje u la i lirë, tani do të përballet me akuzat e reja.

Latest articles

Related articles