Si po e përgatit fashizmi i Ramës daljen në skenë të neonazistëve

spot_img

Nga Sebastian Zonja

Mbrëmjen e së martës, parlamenti grek votoi për të mos lejuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme të majit të Partisë Kombëtare Greke, e cilësuar neonaziste. Prej rrënojave të Partisë Agimi i Artë lindi kjo parti e Ilias Kasidiarisit, aktualisht në burg.
Nuk e njoh mirë politikën greke, pasi nuk di greqisht që ta ndjek, por shumë të afërm emigrantë më tregojnë, herë pas here, se çfarë është duke ndodhur te fqinjët.
Pse ka mbështetje për partitë e ekstremit në Greqi?
Thuajse njëzëri, të gjithë thonë se Athina nuk është më siç ka qenë 20 vjet më parë. Është mbytur nga emigrantët që vandalizojnë çdo gjë. Pasiguri, vjedhje, probleme rendi, pasiguri ekonomike…
Më ngjan se ne shqiptarët jemi më racistë se grekët kur vjen puna te emigrantët afrikanë. Ka 30 vjet demokraci dhe thithje pafund fondesh për komunitetin rom, por ai, sërish, mbetet komuniteti më i shtypur. Lali Eri i Bashkisë nuk i lë të mbajnë as triçiklat për të mbledhur kanaçe nëpër kosha plehrash; nuk i lë as tregjet e rrobave të përdorura të fitojnë ndonjë kacidhe; nuk ka as politika për ta, pavarësisht fondeve që merr. Racizmi ynë, pas pak vitesh kur të vijnë emigrantët afrikanë prej shpopullimit që po bën Rama, në krahasim më atë të grekëve, do të ngjajë lule.
Politikat ekonomike të qeverisë Rama për të zhdukur shtresën e mesme dhe thelluar pabarazinë ekonomike do të japin pasqyrohen edhe në skenën politike. Fuqi intelektuale për t’i bërë ballë kësaj rrokopuje nuk kemi. Ata që i quajmë intelektualë, i ka blerë Rama me tendera, ca janë nga komunizmi dhe s’kanë shtyllë kurrizore, disa që kanë mbetur i hesht me çdo mjet, ca që janë djathtas i errëson figura e korruptuar e Berishës, ndaj skena është djerrë dhe për t’u merakosur thellë.
Nuk do të jetë e largët dita kur ekstremistë do të hyjnë në Parlament. Artikulimet e para janë gati. Populizmin e mbulon tërësisht Rama – një herë si Tito, pastaj si Çavezi, pastaj si Enveri, e ndonjëherë nxjerr veten, si bojaxhi që është.
Ekstremizmin e mbulon Berisha. 50 vjet propagandë kundër imperializmit amerikan, duhej veç pak ta gërrvishtje dhe komunistët e vjetër do dilnin nga skuta. Retorika antiamerikane e veshur me konspiracion “antishqiptar” është hapi i parë për të vajtur në grupime ekstremiste.
Thuajse të gjitha grupimet ekstremiste sot nëpër Evropë kanë një shqetësim: po shuhen kombet e tyre dhe vetëm ata mund ta shpëtojnë. Pra, kanë një mision të shenjtë për të shpëtuar kombin nga tradhtarët dhe agjentët.
Në Shqipëri, po të bashkosh shkollën pellazge, shkollën bolshevike dhe atë konspiracioniste, kristalizon një subjekt politik ekstremist.
Fraksioni i Berishës dhe Metës po teston se si ekstremizohet një grupim në politikë, kur shkon drejt ideologjizimit dhe politikave identitare. E vetmja mundësi që një fraksion të rrijë gjallë është të ndjek linjat e qarta ideologjike, linja të cilat edhe do ta varrosin në të ardhmën.
Provat gjenerale janë gati. Rama i ka dhënë një dorë me shpopullimin dhe vjedhjen masive, ngelet veç zëdhënësi i besueshëm që të mbledh ekstremistët.

Latest articles

Related articles