Ja zyrtarët e PD që do të presin në takim zyrtarin e DASH, Escobar

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vijon këtë të mërkurë (12 prill) ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë.

Sipas informacioneve siguruar nga rtsh.al, bëhet me dije se Escobar do të takohet në orën 10:30 me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj , i cili do të jetë i shoqëruar në këtë takim nga deputetët Orjola Pampuri, Gazmend Bardhi dhe Kreshnik Çollaku.

Pas këtij takimi, Escobar do të pritet edhe nga Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Këto takime vijnë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe vetëm 2 ditë para fushatës elektorale.

Escobar mbërriti në Tiranë një ditë më parë (11 prill), ku u takua me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme, OIta Xhaçka.

Ambasada amerikane ka evidentuar takimet e Escobarit me krerët e shtetit shqiptar duke theksuar se në këto takime është nënvizuar rëndësia e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe nevoja e zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Latest articles

Related articles