Ja kush është “Koçole” i tmerrshëm që u zhduk pa “nam dhe nishan”

Dy persona me precedentë penalë u zhdukën pa gjurmë në Vlorë. Familja denoncoi rastet në polici duke kërkuar ndihmë. Dy personat e zhdukur janë Leonard Thodhori 46 vjeç banues në fshatin Çukë dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, të dy banues në Sarandë. Policia e Sarandës prej orësh po kryen kqyrje kamerash sigurie, kontrolle të ndryshme. Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave. Edhe familjarët janë vënë në kërkim të tyre.

Kush janë dy personat e zhdukur?

  1. Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo.

I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

  1. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje

Latest articles

Related articles