– Rrjedhja e dokumenteve sekrete ka zbuluar një lëvizje të Serbisë, vendin e vetëm që nuk ka pranuar të saksionojë Rusinë për luftën në Ukrainë. Reuters shkruan se në një pjesë të dokumenteve bëhet me dije se Serbia ka rënë dakort që të armatosë Kievin. Nuk dihet nëse ka arritur që të dërgojë ndonjë ngarkesë me armë, por kjo shkresë do të ndryshojë tashmë qëndrimin e mbajtur nga Serbia dhe shpërthimin e një vale reagimesh. Dokumenti në fjalë, sipas Reuters, mban titullin “Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit. Malta dhe Austria ishin të vetmet vende që kishin refuzuar në mënyrë kategorike që të ofronin çdo lloj ndihme të kërkuar. Dokumenti mban datën 2 mars dhe shënimin ‘sekret’ që ndalon shpërndarjen e tij. Janusz Bugajski, një ekspert i Evropës Lindore me Fondacionin Jamestoën, një institut i politikës së jashtme tha se nëse ky dokument është i saktë, tregon dyfytyrësinë e Vuçiçit ndaj Rusisë ose faktin që ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për të dorëzuar armë në Ukrainë.