Ndërtimet pa leje | ‘Kushtetuesja’ shtyn seancën, Bardhi: Po zvarrisin procesin! Rama të ndalojë sulmet dhe presionet

– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas shtyrjes së seancës nga Gjykata Kushtetuese për operacionin për ndërtimet pa leje me VKM. Duke e cilësuar si një zvarritje me dashje nga Qeveria, Bardhi tha se ishte i padrejtë pretendimi i Kushtetueses për largimin e dy deputetëve, duke thënë se Alfred Rushaj dhe Grida Duma kanë qenë deputetë të grupit parlamentar.

‘Dy kolegë deputetë të cilët kanë qenë në funksion të detyrës. Kjo është taktikë për zvarritjen e çështjes. Grupi i PD e ka depozituar në tetor këtë ngjarje. Do duhej të kishim një gjykim për këtë çështje. Është fakt i njohur publik se PD ka më shume se 28 anëtare, pra është i gatshëm të dorëzoje firmat e posaçme. VKM që bëhet qëllimisht për të zvarritur procesin. Nëse Gjykata çmon për 28 firma të tjera, jemi gati të çojmë edhe 28 të tjera. Është fakt i njohur botërisht që dy deputetët kanë qenë në detyrë kur kanë vënë në lëvizje këtë çështje. Kjo është një ndër ato çështje ku për herë të parë në Kushtetuese, kryeministri i lejon vetes ku e kërcënonte institucionin. Uroj të mos jetë zvarritje për të fituar kohë.

Nuk pati vendim, Gjykata vendosi se do e marrë në shqyrtim në një kohë tjetër. Ne do i dorëzojmë shpjegimet tona me shkrim. Nga tetori deri tani ka kaluar shumë kohë për këtë vendim antikushtetues. Kryeministri ka guxuar t’i kërkojë GJK të mos lajthisë, ka ndërhyrë me autoritetin e tij presionin ndaj Kushtetues.’- tha Bardhi.

Seanca është shtyrë për më 26 prill, për shkak të dorëheqjes së dy deputetëve. Ishte përfaqësuesja e qeverisë ajo e cila kërkoi që çështja mos të merret në shqyrtim me argumentin se PD nuk ka numrin e duher të firmave, për shkak se Grida Duma dhe Alfred Rushaj, që kishin firmosur padinë, nuk janë më pjesë e PD-së.

Latest articles

Related articles