Myshketa: Nuk mundet errësira me të zezën, por vetëm me DRITË

Nga Jonuz Myshketa, Drejtes i degës PD Durrës dhe nismëtari i listës së këshillit bashkiak

Dëgjoj shumë kohët e fundit për ardhjen në pushtet se do bëjmë këtë ose atë!
Tërë ato vite dhe nuk u bënë, pse do bëhen pikërisht tani nga po të njëjtat xhaketa qe tradhëtuan shtyllat e filozofisë së djathtë.
PRONEN
TREGUN E LIRE DHE KONKURRENCEN E NDERSHME.
Dëgjoj që duhet të bëhesh me djallin për të mundur djallin.
Kurrsesi Jo, nuk mund të zëvendësosh një djall me një djall tjetër sado i vogël të jetë ky i fundit që me padurim pret të rritet e të tejkalojë të vjetrin.
Nuk mundet errësira me të zezën, por vetëm me DRITE.
Nuk vihet në pushtet sepse e kërkon me patjeter si mburojë tënden.
Vihet si alternativë me frymë,
me njerëz të ndershëm,
dinjtioz,
qytetari,
me besim në filozofinë e shëndetshme të djathtë
me moral e koherencë
jo me sharje, e fyerje nga më të rëndomtat, me të pavërteta e tymnaja trullosëse
Vihet me program.
me qasje perëndimore e duke respektuar standartet dhe institucionet.
Vihet duke u bazuar tek e vërteta pa kurrfarë droje dhe për më tepër nuk vihet më në pushtet me bashkfajtorë e bashkëvuajtës.

Latest articles

Related articles