Ann Kist-Butler është gruaja e parë që do të drejtojë agjencinë britanike të inteligjencës GCHQ, pasi ajo merr rolin e saj të ri që nga muaji i ardhshëm.
Ann Kist-Butler ka një CV mbresëlënëse në qendër të rrjetit të sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo ka ndihmuar kundër kërcënimeve nga terroristët, kriminelët kibernetikë dhe fuqitë e huaja keqdashëse.
Ajo është kandidatja ideale për të drejtuar GCHQ.
Ann do të përdorë përvojën e saj të madhe për të mbajtur publikun britanik të sigurt.
Kështu tha Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley, në njoftimin e emërimit të saj.
Ann Kist-Butler është nënë e tre fëmijëve dhe aktualisht shërben si zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e MI5, ku përfshin bashkërendimin e agjencisë me forcat aleate për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës.
Kam pasur privilegjin të punoj në GCHQ disa vite më parë.
Kështu që e di që po i bashkohem edhe një herë një grupi njerëzish të nivelit të lartë, me prejardhje të ndryshme, me një gamë të gjerë aftësish, të cilët të gjithë kanë një qëllim: ta bëjnë vendin tonë më të sigurt dhe për rrjedhojë më të begatë.
Unë jam e pasionuar për të vazhduar të siguroj që GCHQ është një organizatë ku të gjithë mund të performojnë më të mirën e tyre.
Kjo është deklarata e Ann Kist-Butler menjëherë pas emërimit të saj, ku do të pasojë Sir Jeremy Fleming, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar pas gjashtë vitesh në post.
GCHQ (Government Communications Headquary) është agjencia e inteligjencës e Mbretërisë së Bashkuar e cila heton çështjet e sigurisë kibernetike të internetit.
Agjencia punon ngushtë me MI6 dhe MI5, si dhe me policinë, Ministrinë e Mbrojtjes, agjenci të ngjashme jashtë vendit, si dhe me komunitetin akademik.
MI5 është agjencia sekrete e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar që mbledh dhe përpunon informacione nga brenda vendit, ndërsa MI6 i fokuson hetimet e saj jashtë Mbretërisë së Bashkuar.