Bejko, me demokratët e degës 14 në Tiranë: PD e vetmja sigël e së djathtës në zgjedhje, synojmë shumicën e heshtur

Vijojnë takimet intensive të kandidatit të Partisë Demokratike, Roland Bejko, me demokratët e Tiranës, për të diskutuar problemet dhe shqetësimet që ata dhe gjithë qytetarët kanë në kryeqytet.

Në degën 14, teksa ishte i pranishëm bashkë me kryetarin Enkelejd Alibeaj, me deputetët Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Enriketa Papa drejtuesja e PD-së për Këshillin Bashkiak, dhe kreun e degës 14, Arben Shkoza, Roland Bejko tha se Tirana është shtëpia e të gjithëve përtej origjinës përkatëse, një shtëpi që ka nevojë për ndryshim.

“Ndryshimi në Tiranë nuk është një emergjencë lokale, por e njëjta kombëtare. Tirana është fytyra e Shqipërisë , e njëjta politike dhe ekonomike e kapur nga oligarkia politike dhe ekonomike, gjithashtu”.

“Partia Demokratike është sigla e vetme politike në përkatësinë e së djathtës që garon në bashkinë e Tiranës. Ne garantuam pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në proçesin zgjedhor 2023 në Bashkinë Tiranë, një detyrim njerëzor dhe politik ndaj qëndresës dhe sakrificës së çdo demokrati jo vetëm gjatë 10 viteve të opozitës por gjithashtu dhe në ngjarjet brenda familjes politike gjatë 18 muajve të fundit”.

“Qëllimi i këtij rrugëtimi zgjedhor është që ti drejtohemi një shumice të heshtur në Tiranë, e tillë që nuk pranon rotacionin politik përsëritës, keqqeverisjen e vazhdueshme dhe shndërrimin e Tiranës dhe Shqipërisë si të pajetueshme”.

“Programi për qeverisjen e Tiranës është një program për Tiranën e nesërme, një Tirane të jetueshme, një Tirane të qytetarëve larg fasadës dhe shfaqjeve mediatike dhe propagandistike”, theksoi Roland Bejko.

Kreu i degës 14, Arben Shkoza, tha se banorët përballen me gjendjen e vështirë infrastrukturore nga keqmenaxhimi dhe keqqeverisja e Erjon Veliajt në Tiranë.

“Dega ka arritur rezultat të lartë politik në zgjedhjet politike 2021 dhe vijon të kultivojë qëndresë të qartë politike në krah të qëndrimit politik të lidershipit politik të PD”.

“Njerëz me vullnet të plotë në zhvillimin e fushatave zgjedhore dhe përballimin logjistik të administrimit të proçesit zgjedhor. Besim për një rezultat pozitiv elektoral në mbështetje të kandidatit Bejko dhe gjithashtu të Partisë Demokratike,” tha Arben Shkoza.

Latest articles

Related articles