PD për Tiranën, Bejko apel qytetarëve: Më jepni Votën tju japim Qeverinë e djathtë!

Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ishte sot ftuar në studion e “Top News”, ku shpalosi projektin e tij politik për ringritjen e së djathtës.

Parti Demokratike futet në zgjedhjet lokale të 14 majit,  e ndarë në dy pjesë, nga njëra anë është z. Berisha, dhe nga ana tjetër është z. Enkelejd Alibeaj. I pyetur në studio nëse mendon se do arrijnë ata që përfaqësojnë pjesën zyrtare të Partisë Demokratike ringritjen e kësaj force politike, forca e dytë më e madhe në vend, Roland Bejko u përgjigj:

Jo vetëm që do ta ringrejmë Partinë Demokratike por do ta bëjmë atë një Parti Demokratike të vërtetë, një Parti Demokratike, jo një parti kryetari, siç ka qenë deri më sot, por do të jenë forumet e partisë, ato që do vendosim, dhe më tej anëtarësia. Do të fusim parimin e referendumeve brenda partisë, për vendim-marrjet e mëdha politike, pra, do të jetë një parti politike, ashtu siç i ka munguar shqiptarëve në këto 30 vite. Ajo që i ka munguar shqiptarëve ne do t’ia japim menjëherë pas datës 15 maj, kur të përfundojnë zgjedhjet. Pas 15 majit e në vazhdim do të bëjmë me vendim kryesie, organizimin në të gjitha nivelet. Tashmë për të bërë një Parti Demokratike, model në të gjitha partitë në Shqipëri, sepse si do të jetë partia demokratike nesër, në ato të pas zgjedhjeve, ose sot, ashtu do të jetë dhe Shqipëria nesër”.

“Po nuk bëmë një parti demokratike, nuk mund të kemi një pushtet demokratik. Raportet e pushteteve në Partinë Demokratike, do të jenë raporte me pushtetet e ndara, të balancuara dhe të kontrolluara. Asnjë pushtet nuk do të dominojë asnjë pushtet tjetër brenda PD-së. Kjo do të jetë ofertë jonë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët. Dhe ato demokratë që do ta kuptojnë që me Berishën nuk kanë perspektivë dhe nuk do të vinë dot në pushtet, siç e thonë dhe bashkë-punëtorët e tij më të afërt, por siç e thonë dhe avokatët mediatikë të z. Berisha kur e pyesin, ku i themi: – A ka shanse të vijmë me z. Berisha në pushtet nesër, në kushtet që është, edhe sikur të bashkohemi të gjithë?!

-“Jo nuk ka shanse” – thonë. Pse? Sepse Berishën e refuzon perëndimi dhe sipas sondazheve e refuzojnë edhe shumica e shqiptarëve. Edi Ramën natyrisht, qëndron në pushtet se përballë si alternativë ka Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe në këto kushte, edhe faktorë të tjerë të partnerëve ndërkombëtarë. Shqiptarët thonë se zgjedhim të keqën më të vogël që në rastin konkret është Edi Rama, i cili është kryeministri më i korruptuar, që ka pasur në histori Shqipëria ose që ndërtoi sistemin më të korruptuar të qeverisjes në Shqipëri në këto 32 vite.

Në ringritjen e  Partisë Demokratike, ato do të jenë ata që sot janë bërë pjesë e Rithemelimit, figurat kryesore të Partisë Demokratike, pjesë e ringritjes së PD-së?

“Si frymë, se si emra nuk flas dot, por si frymë, në proceset e Partisë Demokratike, do të jetë anëtarësia ajo që do të vendosë me votën e saj, se siç e thashë nuk do të ketë më diktim, e as telefonata, me skema, nuk do të ketë procese primaresh me gjasmë, sa për t’i hedhur hi syve të opinionit publik, por procese primaresh të vërteta, ku kandidatët nuk do të zgjidhen të urdhëruara nga Tirana me telefon, siç ndodhi me Primaret e Sali Berishës. Natyrisht primaret do të jenë me ballafaqim, me platforma, me rregulla, ashtu siç kanë zgjedhur edhe në vende të tjera perëndimore”.

“Se kë do të zgjedhin demokratët, do të vendosin ata. Vetëm di se ata demokratë që kanë qëndruar këtej nga ana jonë, janë demokratët që s’kanë ndarë asgjë në raport, në të shkuarën, s’kanë ndarë pushtet, s’kanë ndarë para, kanë ngelur të pastër në besimin e tyre, në Partinë Demokratike dhe idealet e djathta. Kështu që mendoj që njerëzit, që kanë një perceptim publik, njerëz që kanë futur duart në korrupsion apo janë të lidhur me elitat e korruptuara shqiptare e të gjitha krahëve politike, natyrisht demokratët e kanë këtë lloj perceptimi dhe janë ata që do dinë të bëjnë diferencën me votë”, u shpreh Roland Bejko.

Sa i takon të gjitha sulmeve dhe deklaratave, në momentin e parë që është zyrtarizuar dhe kandidatura e z. Bejko për kryetar të bashkisë së kryeqytetit, nga kolegët kryesisht të grupimit të Rithemelimit, duke e etiketuar atë dhe z. Alibeajn dhe të gjitha ata që e mbështesin Partinë Demokratike zyrtare, si levë e Edi Ramës për t’i prishur punë Sali Berishës dhe kandidatëve të primareve, Rolanda Bejko ka një përgjigje:

“Atëherë, në rast se unë do isha levë e Edi Ramës dhe e Erjon Veliajt,  duhet një argument për këtë. Argumentin e kemi ne, që themi se Sali Berisha është levë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, sepse në këtë studio dhe me radhë, në të gjithë mjedis publik, mediatik edhe politik shqiptar, po të doni, nga ana e Partisë Demokratike, nga ana e drejtuesve të saj, i është shtrirë dora e bashkëpunimit z. Berisha, dhe vetë Foltores, që në këto zgjedhje të dalim, të bashkëpunojmë në nivel lokal. Dhe jo vetëm kaq, po është kërkuar disa herë kjo gjë dhe disa herë është refuzuar nga z. Berisha. Ai që do të fitojë, unë kam qenë vetë kryetar lokal, do të duhet të bashkojë të gjitha zërat opozitarë, madje edhe më shumë, kërkon elektoratin gri”.

“Në momentin kur ti i refuzon këta, i refuzon këta faktorë, i injoron, i thua që janë të parëndësishëm, që nuk më prishin punë, etj., “Unë fitoj vetë” – siç thotë vetë z. Berisha, atëherë duhet të marrësh përgjegjësi dhe për rezultatin që do të nxjerrësh”.

“Domethënë, ne nuk prishim asnjë punë, jemi në punën tonë të ngremë Partinë Demokratike, të jemi pranë qytetarëve, të shpalosim alternativën tonë të djathtë dhe ta ruajmë skenën politike dhe pluralizmin polik në Shqipëri. Sepse tek e fundit ju e patë që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së tij kishte firmosur për Partinë Komuniste. Pra e kuptoni se ku po e çojnë Partinë Demokratike këta?!”, tha Roland Bejko.

Gazetare: Z. Bejko sa i takon të gjitha këtyre deklaratave, në momentin e parë që është zyrtarizuar dhe kandidatura juaj për kryetarë të bashkisë së kryeqytetit, një sërë deklaratash në këtë studio janë bërë nga kolegët tuaj nga grupimi i Rithemelimit. Ata ju kanë etiketuar juve dhe z. Alibeajn dhe të gjitha ata që e mbështesin këtë, Partinë Demokratike zyrtare, si levë e Edi Ramës për ti prishur punë Sali Bershës dhe kandidatëve të primareve
Bejko: Atëhere, në rast se unë do isha levë e Edi Ramës dhe e Erjon Velisë, atëhere kjo do të thotë që duhet një argument për këtë, dhe argumentin e kemi ne, që ne themi se Sali Berisha është levë e Edi Ramës dhe Erion Velisë, sepse në këtë studio me rradhë, në të gjithë mjedis publik, mediatik edhe politik shqiptar, po të doni, nga ana e Partisë Demokratike, nga ana e drejtuesve të saj, i është shtrirë dora e bashkëpunimit të z. Berisha, dhe Foltores së vetë, që në këto zgjedhje të dalim, të bashkëpunojmë në nivel lokal. Dhe jo vetëm kaq, po është kërkuar disa herë kjo gjë dhe disa herë është refuzuar nga z. Berisha. Tani ai që do të fitojë, unë kam qënë vetë kryetar lokal, do të duhet të bashkojë të gjitha zërat opozitar, madje edhe më shumë, kërkon elektorat gri. Në momentin kur ti i refuzon këta, i refuzon këta faktorë, i injoron, i thua që janë të parëndësishëm, që nuk më prishin punë, etj., “Unë fitoj vetë” – sic thotë vete z. Berisha, atëhere duhet të marrësh përgjegjësi dhe për rezultatin që do të nxjerrësh, dmth ne nuk prishim asnjë punë, jemi në punën tonë të ngrejmë partinë Demokratike, të jemi pranë qytetarëve, të shpalosim alternativën tonë të djathtë dhe ta ruajmë skenën politike dhe pluralizmin polik në Shqipëri. Sepse tek e fundit ju e patë që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së tij kishte firmosur për Partinë Komuniste. Pra e kuptoni se ku e cojnë Partinë Demokratike këta?!
Këta u thonë demokratëve , shkoni votoni, por mos votoni tek njerëzit tuaj, që keni ndarë të njëjta ide dhe të njëjtat beteja gjatë këtyre viteve por shkoni votoni për LSI, dhe bëjeni LSI parti, cfarë qyhet, Partia e Lirisë. Bëjeni parti, partinë e Ilir Metës, dhe Ilir Meta, me votat e demokratëve do nxjerrë një grup të mirë, nga listat e këshillave të bashkive dhe këtë grup të mirë do ta quajë asetin e vet personal dhe politik, sepse dhe me të drejtë, sepse janë dhe brenda logos së tij, dhe më këtë do të bëj pazarin e rradhës politik me atë që do jetë nesër në pushtet me Edi Ramën apo me këto qoftë tjetër, sepse dihet që LSI nuk rri dot si parti fryme dhe si parti idealesh. LSI është parti pragmatiste që rritet si parti sa herë që është në pushtet, sepse ashtu e kanë ndërtuar ata formacionin e tyre. Dhe Berisha nuk bëri asgjë tjetër vecse refuzoi bashkëpunimin me ne, se spo themi bashkimin, sepse dhe ne se duam bashkimin, por refuzoi bashkëpunimin në nivel lokal në këto zgjedhje dhe sic thotë Evi Kokalari, e mori atë pjesë të partisë Demokratike dhe degdisi tek LSI. Kështuqë në këto kushte, nuk i kemi asnjë faj, nuk kemi asnjë borxh askujt. Jemi në të drejtën tonë ta ruajmë Partinë Demokratike, dhe ta ruajmë të djathtën shqiptare sepse do të ishte skandal i madh në 32 vite kur për herë të parë, pas 32 viteve, Partia Demokratike, parti historike e pluralizimit shqiptar, parti e simbolit politik shqiptar dhe i vokacionit pëerëndimor, antikomunist, do të ishte e zeruar, nuk do të ishte pjesëmarrëse në këto zgjedhje, pra do të dilnin vetëm flamuj të partive të majta në këto zgjedhje dhe kjo do të, ku do të ishim, kthim mbrapa në vitet 90, tëk Ramiz Alia, që donte të kandidonte Partinë e Punës me organizatat satelite të Partisë së Punës, sic ishte Fronti demokratik, Bashkimi i Rinisë dhe të tjera.
Kështuqë ne kemi shpëtuar nderin e pluralizmit, fytyrën e demokracisë shqiptare dhe jemi duke ndihmuar në rritjen e demokracisë shqiptare më shumë se sa dhe vetë të PD, natyrisht me një vokacion absolutisht, dhe një orientim të qartë pro-perëndimor.

Gazetare: Në këto kushte që është sot kjo Parti Demokratike, në këto kushte që është me dy kandidatë, nga njëra anë është z. Berisha, dhe nga ana tjetër është z. Enkelejd Alibeaj, që prej 8 Janarit të vitit të kaluar, mendoni se do arrini, ringritjen e kësaj force politike, forca e dytë më e madhe në vend?
Bejko: Jo vetëm që do ta ringrejmë Partinë Demokratike por do të bëjmë një Parti Demokratike të vërtetë, një parti demokratike, jo një parti kryetari sic ka qënë deri më sot, por do të jenë forumet e partisë, ato që do vendosim, dhe antarësia. Do të fusim parimin e referendumeve brenda partisë, për vendimarrjet e mëdhaja politike, pra do të jetë një parti politike ashtu sic i ka munguar shqiptarëve në këto 30 vite. Ajo që i ka munguar shqiptarëve ne do t’ia japim menjëherë pas datës 15, që përfundojnë zgjedhjet. Në 14 janë votimet. Në 15 e në vazhdim do të bëjmë me vendim kryesie, organizimin në të gjitha nivelet. Tashë për të bërë një Parti Demokratike, model në të gjitha partitë në Shqipëri, sepse si do të jetë partia demokratike nesër, në ato të pas zgjedhjeve, ose sot, ashtu do të jetë dhe Shqipëria nesër.
Po nuk bërë një parti demokratike, nuk mund të bësh një pushtet demokratik. Raportet e pushteteve në Partinë Demokratike, do të jenë raporte me pushtete të ndara, të balancuara dhe të kontrolluara. Asnjë pushtet nuk do të dominojë asnjë pushtet tjetër brenda PD-së. Kjo do të jetë ofertë jonë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët. Dhe ato demokratë që do ta kuptojnë që me Berishën nuk kanë prespektivë dhe nuk do të vinë dot në pushtet, sic e thonë dhe bashkëpuntorët e tij më të afërt , por sic e thojnë dhe avokatët mediatik të z. Berisha kur e pyesin, ku i themi: – A ka shance të vijmë me z. Berisha në pushtet nesë, në kushtet që është, edhe sikur të bashkohemi të gjithë?!
-“Jo nuk ka shance.” – thonë.
Pse? Sepse Berishën e refuzon perëndimi dhe sipas sondazheve e refuzojnë edhe shumica e shqiptarëve. Edi Ramën natyrisht, qëndron në pushtet se përballë si laternativë ka Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe në këto kushte dhe faktorë të tjerë të partnerit ndërkombëtar, por dhe shqiptarët thonë zgjedhim të keqën më të vogël që në rastin konkret është Edi Rama, që është kryeministri më i korruptuar, që ka pasur në historinë e Shqipërisë ose që ndërtoi sistemin më të korruptuar të qeverisjes në Shqipëri në këto 32 vite.
Gazetare: Pyetja e fundit z. Bejko në këto ringritje që po i bëni Partisë Demokratike, ato do të jenë ata që sot bëjnë pjesë e Rithemelimit, ato figura kryesore të Partisë Demokratike, pjesë e ringritjes së PD-së?
Bejko: Si frymë, se si emra nuk flas dot, por si frymë, në proceset e Partisë Demokratike, do të jetë antarësia ajo që do e vendosi me votën e saj, se sic e thashë nuk do të ketë më diktim, e as telefonata, me skema, nuk do të ketë procese primaresh me gjasme, sa për ti hedhur sy, opinionit publik, por procese primaresh të verteta, ku kandidatët nuk do të zgjidhen të urdhëruara nga Tirana me telefon, sic ndodhi me Primaret e Sali Berishës. Natyrisht primaret do të jenë me ballafaqim, me platforma, me rregulla, ashtu sic kanë zgjedhur edhe në vende të tjera perëdnimore.
Se kë do të zgjedhin demokratët, do të vendosin ata. Vetëm këtë di se ata demokratë që kanë qëndruar këtej nga ana jonë, janë demokratët që skanë ndarë asgjë në raport, në të shkuarën, skanë ndarë pushtet, skanë ndarë para, kanë ngelur të pastër në besimin e tyre, në partinë Demokratike dhe dhe idealet e djathta. Kështuqë mendoj që njerzit që kanë një perceptim publik, njerëz që kanë futur duart në korrupsion apo janë të lidhur me elitat e korruptuara shqiptare e të gjitha krahëve politike, natyrisht demokratët e kanë këtë lloj perceptimi dhe janë ata që do dinë të bëjnë diferencën me votë.

Latest articles

Related articles