Partia Demokratike ka bërë publike kamdidatët për këshillin bashkiak Durrës, për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Drejtuesi i Partisë Demokratike të Durrësit, Joni Myshketa, ka deklaruar se
“Vendimi i marrë për të dalë vetëm me listë këshilli është i drejtë. Lista e këshillit bashkiak është lista e anëtarëve, profesionistëve dhe qytetarëve të nderuar të qytetit. Emrat e tyre i bëjnë nder Partisë Demokratike dhe qytetit“.
Z. Myshketa nuk i fshihet sfidave dhe qasja e tij është shikimi i gotës gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh.
Strukturat e PD në radhë të parë do të bejnë me të mirën e mundëshme për t’u përballur në fushatë me kundërshtarin tonë politik, në menyrë qytetare, të ndershme, dinjitoze e të drejte sipas të gjitha rregullave të mirëpërcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket fushatës elektorale që na troket. Vetëm në këtë mënyrë me impenjim maksimal do mund të ngremë frymën e munguar për t’u bërë bashkë me qytetarët dhe për t’i ofruar qytetit alternativën më të mirë të mudshme e të munguar gjithë këto vite.