Komunisti Marko Dajti, kandidati antiamerikan i Sali Berishës


Nga Nebil Çika

Komunisti enverist Marko Dajti është regjistruar në zgjedhje me firmën dhe mbështetjen e sekretarit të përgjithshëm të Sali Berishës deputetit Flamur Noka. Në fakt Noka ka vepruar ne rastin konkret me porosi të Sali Berishës në një akt vetëflijimi te tipit kamikaz qe nuk është i pari por qe mund te rezultojë i fundit për të. Ne këto kushte Noka nuk është fajtori e as përgjegjësi që me firmën e tij mundësoi kandidimin e një komunisti- enverist për kryetar të Bashkisë se Tiranës pasi dihet qe ai për Berishën ka bërë e do të bënte shumë më shume se kaq se ashtu ka bere edhe Berisha për te kur ishte në pushtet.
Po le të rrime tek thelbi, fakti që Marko Dajti është i vetmi kandidat zyrtar i Berishës ne te gjithë vendin , i vetmi me firmën e nr 2 dy të lëvizjes antiamerikane të Berishës. Belind Këlliçi dhe te tjerët qe Berisha po prezanton si te vetët në fakt janë zyrtarisht të PL se Ilir Metës dhe janë regjistruar ne zgjedhje me firmën e Brahimllarit . Nuk është se për nga përkatësisë ideologjike e politike ka përben ndryshim te madh Meta dhe Dajti por në kushtet e revolucionit antiamerikan të Berishës komunisti i deklaruar Dajti është pa dyshim me i përshtatshmi.
Kandidimi i Marko Dajtit me firmë të sekretarit të përgjithshëm të Berishës nuk është rastësi e as taktikë elektorale , është një simbolikë një mesazh i Berishës, një sfidë e provokim i radhës ndaj aleateve ndërkombëtar veçanërisht SHBA-ve . Zgjedhja e vet nr 2 të intifadës së tij për të firmosur për komunistin Marko Dajti është një akt politik e ideologjik nga ana e Berishës . Ai mund të kishte urdhëruar çdo deputet që i shkon pas të firmoste për komunistin Marko Dajti por zgjodhi, Nokën, nr2 të lëvizjes së tij për ti dhënë provokimit të tij ndaj të djathtëve antikomuniste dhe aleatëve amerikane e perëndimore rëndësi politike e ideologjike. Në këto kushte çdo demokrat antikomunist, çdo i përndjekur politik i diktaturës komuniste ndjehet i fyer dhe i provokuar nga ky akt i Berishës, se qëllimi i tij kjo ka qenë të provokoje e të fyej ata . Se nuk shpjegohet ndryshe ky veprim i tij qe detyron sekretarin e përgjithshëm te firmosë për një komunist- enverist duke e diskredituar publikisht gjë që mund ti kushtojë edhe fundin e karrierës politike .
Nuk besoj që Berishës i hynë në punë për ndonjë gjë votat e Marko Dajtit. Ai e di që akti i tij me firmën e Nokës më shumë e dëmton se sa ndihmon kandidatin e PL, Këlliçi pasi votat e djathta e antikomuniste që do ti ikin pas këtij akti janë shume me shumë se sa ato që Marko Dajti mund ti heq kandidateve të tjerë të majtë.
Por Berisha nuk do te fitojë zgjedhjet ai kërkon të sfidojë armiqtë e tij që në planin e brendshëm janë e djathta antikomuniste dhe në planin ndërkombëtar SHBA , Britania e Madhe dhe BE . Dhe sfidë më të ndyrë e me të ligë ndaj tyre se kandidimi prej tij i një komunisti- enverist nuk mund te gjendej dhe këtë mund ta mendonte e ta bënte vetëm mendja diabolike e një ish komunisti- enverist si Sali Berisha .
Ky nuk është një gabim i tij por një akt politik me vetëdije të plotë, ai është kandidati zyrtar në këto zgjedhje i Sali Berishës, njëherazi edhe simbolika më e qartë e revolucionit antiamerikan të tij.

Latest articles

Related articles